• |
ide | kryesore

SPAK dërgon sërish në gjyq Dumanin dhe Talo Çelën: Vranë 4 persona në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgoi sërish në Gjykatë dosjen ndaj Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, duke i akuzuar ata si drejtues të grupit kriminal, që në 2020 vrau dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia si dhe Anxhelo Avdinë e Dorjan Shkozën në Durrës.

Sipas “TvKlan”, GJJKO e refuzoi kërkesën e parë të Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Maj të 2022, duke i dhënë fillimisht 6 muaj kohë të qartësonte kontradiktat mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Klevis Allës. Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për marrjen e tyre të pandehur sërish më datën 30 Maj

Alla, përjashtoi si pjesëmarrës në 4 vrasjet të nominuarit kryesor të tij, Talo Çelën, e duke vijuar më pas me Altin Ndocin, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën. I penduari i prokurorisë, pranoi se ka gënjyer përpara prokurorëve të SPAK, duke përfshirë katër emra të tjerë, si autorë të vrasjeve në Durrës.

Ta vrasim Dorianin, para se të na vrasë ai ne" rrëfimi i të penduarit për  vrasjet e Nuredin Dumanit - Lapsi.al

Mospjesëmarrja e Talo Çelës, Altin Ndocit, Besjan Xhixhës dhe Enver Divës, në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias, provohet jo vetëm nga dëshmia e Klevis Allës, por edhe në dëshmitë që kanë pohuar vetë protagonistët Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj. Por, kjo gjë ka vërtetuar gjithashtu se Klevis Alla, para se të arrestohej nga policia e Durrësit është mësuar se çfarë duhet të tregonte në polici, rreth bashkëpunëtorëve të tij në vrasje. Personi i fundit që Alla ka takuar vetëm pak minuta para se të arrestohej nga policia ka qënë pikërisht Nuredin Dumani.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”. Të njëjtën gjë dëshmon edhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën, Besjan Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin. Sipas Dumanit, në vrasjen Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të kryer në datën 2 mars 2020, janë të përfshirë Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *