• |
ide | kryesore

Vdes një shqiptar në aksident në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Dritan Merën.

43-vjeçari thuhet se e kishte kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal.

I njëjti teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës, ‘Peugeot 308’.

Mjeti ka dal nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Shqiptari u gjet pa ndjenja në timon.

Zjarrfikësit ndërhyn për ta nxjerrë vetura, por fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda, duke mos i përballuar.

Policia ka nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *