• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Enrique Iglesias

Paparazzi, Slider



Enrique Iglesias u detyrua të anulojë një performancë në festivalin muzikor Tecate Emblema në Mexico City.

Artisti lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se vuante nga pneumonia dhe se mjekët i kishin kërkuar që të ishte në regjim absolut në shtrat. “Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar të pushoj absolutisht dhe të mos hipi në avion”, shkroi Enrique. “Sinqerisht jam i trishtuar që do anuloj këtë shfaqje në një vend që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të jem në gjendje të rikthehem me ju në formë më të mirë shumë shpejt. ërkoj falje një mijë herë dhe u dërgoj një përqafim të madh të gjithë fansave të mi”.

Ndërkohë  nëna e tij, Isabel Preysle ka folur së fundmi për shëndetin e këngëtarit duke përditësuar fansat. ” U frikësuam, por për fat ai është në shtëpi tani”, tha Preysler për gazetarin Carlos Perez Gimeno. “Djali im është shumë i përgjegjshëm dhe ishte një zhgënjim i madh për të që duhej të anulonte koncertin sepse është një profesionist i madh”. Fatmirësisht është duke u rikuperuar edhe pse është ende në shtrat dhe të shpresojmë që pas disa ditësh t’i rikthehet aktivitetit profesional”.

Pavarësisht ndërprerjes së Enrique Iglesias, artisti ka rilançuar videon për këngën e tij të njohur ‘Hero’, videoja e së cilës ai luajti me Jennifer Love Hewitt dhe ku  shfaqej Mickey Rourke./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *