• |
ide | kryesore

Ç’mund të bëjë Rama për pushtet

1, Arkiva, Ide
lubonja



Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit që ka kryer Rama ka instaluar një regjim që ka eliminuar çdo mundësi jo vetëm rrotacioni, por edhe rritjeje. Këto zgjedhje fatkeqësisht e provuan në mënyrë edhe më dramatike se më parë tezën time pesimiste.

Këto ditë kam dëgjuar shumë të përdoret nga disa termi “operacion kirurgjikal”– në kuptimin e një manipulimi pa lenë shenja. Mendoj se është një term i gabuar, që tregon shkallën, në të cilën e kemi humbur ndjeshmërinë demokratike. Sepse, regjimi nuk ka bërë një operacion prej kirurgu, por një ndërhyrje prej kasapi, shenjat e së cilës ulërasin gjithandej.

Për ndërhyrje prej kasapi flet vetë marrja e 53 të bashkive, çka ngre menjëherë dyshime nëse ky vend është demokraci.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe rritja e përqindjes të votuesve në raport me opozitën për një parti që ka mandatin e tretë dhe që në shumë komuna qeveris për më shumë se tri mandate.

LEXO ME TEJ:

Blendi Kajsiu: Tre mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale 

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me kërcënime se nuk do të japë asnjë kacidhe për komunat që do të votojnë për opozitën.

Për ndërhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me përmbysje spaktakolare për një kohë fare të shkurtër – si ai i Shkodrës dhe Kamzës.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojnë 99% për partinë në pushtet.

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit 

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy ditë para zgjedhjeve i kandidatit opozitar të Himarës, Beleri, që provoi se policia dhe prokuroria e reformës në drejtësi, tashmë mund të konsiderohen pjesë plotësisht e integruar e bandës që qeveris për të vjedhur dhe vjedh për të qeverisur.

Për ndërhyrje praj kasapi flasin edhe bëmat ep jesëve të tjera të bandës si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, që e zhveshën opozitën reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashkë me to edhe financimin, kohën televizive, komisionerët, numëruesit e me radhë.

Ky shkrim do të dilte shumë i gjatë nëse do të vazhdoja të rreshtoja treguesit e kësaj kasaphane. Por nuk është ky synimi i tij. Synimi i tij është të polemizojë me disa (të shumtë) që, në vend se të merren me kasapin dhe kasaphanën, merren me viktimën e hanxharëve dhe thikave të tij. Midis tyre dalloj tri kategori: njërën që e bën në funksion të synimeve të Ramës, për t’i dhënë goditjen përfundimtare opozitës së vetme që e rrezikon akoma, në mënyrë që të livadhisë i patrazuar në narkoshtetin që ka krijuar; një tjetër që thjesht synon të marrë lidershipin e opozitës për hesape personash që nuk merakosen fare se do të shërbejnë si fasadë demokratike e narkoshtetit; dhe një pjesë të dëshpëruarish të sinqertë që shfryjnë mërzinë e humbjes sipas asaj shprehjes: “s’ke ç’i bën gomarit dhe i bije samarit”.

E pra, të gjithë këta bashkohen në tezën, që ka pushtuar ekranet e mediave, se përgjegjëse për këtë humbje është opozita; se sikur ajo të mos ishte e përçarë, sikur të mos kishte në krye non-gratën, Sali Berisha (që disa e përkthejnë: sikur të kishte mbështetje amerikane), kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Disa i shtojnë listës së shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na përçuar mesazhin se, sikur të rregulloheshin këto probleme, do ta kishim të garantuar rrotacionin. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë deri edhe faktin se këta probleme – duke filluar që nga përçarja e opozitës e me radhë – janë vepra të mirëmenduara të regjimit për të përjetësuar qëndrimin e tij në pushtet. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se argumenti “non grata” bie ndesh me faktin se non gratat e Ramës korrën një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

Andi Bushati: Zgjedhjet që fundosën fabulën me Non grata dhe pro amerikanë

Me këtë nuk dua të them se s’duhet të merremi me problemet dhe limitet e opozitës. Dua të vë në dukje se ky lloj diskursi nxjerr në plan të dytë ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: atë se fakti që Edi Rama, për të fituar, detyrohet t’u vjedhë e blejë votën atyre, që sipas tij dhe atyre të diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë ai (së bashku me non gratat e tij) sikur të ndërtohej një opozitë që do ta donte dhe besonte populli. E pra, këto zgjedhje na treguan se po të ndihet i rrezikuar në pushtet Rama dhe banda e tij do të bënte gjithçka për ta nxjerrë nga loja, deri edhe mjete nga ato që nuk i kemi parë akoma të përdoren deri më sot. Rasti Beleri ishte një paralajmërim i kësaj për të gjithë.

Prandaj gjykoj se diskursi i parë post elektoral duhet të nisë nga analizimi dhe denoncimi i kësaj kasaphane me vetëdijen se viktimë e saj, humbësi i vërtetë, nuk është opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vetë diskursi se çfarë duhet të bëjë opozita – që mendoj se ka shumë për të bërë – duhet të nisë nga kjo analizë dhe kjo vetëdije./PANORAMA



63 Comments

  1. Revolta te pandalshme, duhen po paten kellqe Berisha e Meta kunder se keqes! Ju kane çvatur çdo te drejte me te padrejte..E ju flini. Apo e meret edhe ju pjesen? Kane ardhe ne poshte me dhune e shporren me dhune..Ato protestat me mosbindje civile e paqesore vetem sa i zgjasin jeten brandes hajdute e tradhtare..Po i fitoi edhe zgjedhjet e ardheshme, atehere, muti do e shpalle veten mbret…

    1. Ne kendin e opinioneve, verejme dy shkrime , kete te Lubonjes dhe ate te Kajsiut shkruar pak dite me pare. Kontrasti eshte shume i forte. E thame qe Kajsiu eshte rasti me i mire, ne kuptimin e te qenit i pavarur ne analize, e megjithate konkulzionet e tija jane te ngjashme me analistet mbeshtetes te regjimit. Te jesh i pavarur, nuk mjafton me deshiren per te qene i tille, por edhe me aftesine per t’i pare dhe analizuar drejt ngjarjet. Lubonja i ka te dyja dhe fakti i te qenit i majte, nuk e pengon aspak te jete kaq kritik ndaj nje qeverie socialiste, ne konstrast me Kajsiun , i cili si shume bashkidealas te tjere, e ka ca si shume te veshtire t’i shoh mekatet tek nje qeveri e cila ka dale nga nje parti qe presupozohet te udhehiqet nga parime te njejta ideologjike me te.
      Edhe nje krahasim. Nje nder intelektuale me te njohur te majte eshte Ardian Vehbiu, botuesi i revistes “Peizazhe te Fjales”. Eshte nje pene shume e forte ne publicistike dhe i zoti ne profesionin e vet; tek lexon shkrimet e tija, nuk ka sesi te mos e admirosh per racionalizmin e mprehte ne temat qe trajton. Mirepo, ashtu si ne rastin e Kajsiut, megjithese eshte shume me i regjur se ai ne polemika te tilla, edhe ate e pengon bindja ideologjike qe te mbaje qendrim ndaj regjimit brutal te Rames. Kur Rama ishte ne opozite, nga 2007 deri ne 2013, ne revisten e Vehbiut gjen pafund shkrime te llojit “endorsement” per Ramen; por nuk gjen asnje shkrim qe te jete sadopak kritik keto vite te qeverisjes me te korruptuar ne keto 30 vite te Edi Rames.
      E mora kete shembull, edhe i nxitur nga nje aludim jo edhe aq i ndershem i Vehbiut ndaj Lubonjes, kur ne nje shkrim panegjerik ne pervjetorin e ndarjes nga jeta te Ardin Klosit, e quan kete te fundit si disindentin e vertete te ketyre 30 viteve, duke e vene ne nje konstrast te sforcuar me ndonje intelektual tjeter ( ketu aludon per Lubonjen) , i cili eshte kritik i perhershem ndaj qeverive, aq i perhershem dhe kembengules, sa eshte kthyer ne njesilloj loloje nga ato te oborreve te dikurshme mbreterore, kur lolos i lejohej te thoshte gjithcka, por askush nuk shqetesohej per te vertetat e tij se… se ishte nje lolo!
      Keshtu, profesioni i intelektualit eshte me i veshtiri; prandaj jane te rralle, shume te rralle te tillet. Mund te jesh shume i kualifikuar, nje profesionist shume i zoti, ne histori, letersi, histori a shkenca te ndryshme, por eshte shume e veshtire te jesh intelektual. Lubonja eshte i tille.

      1. Qorro., me diskursin nr1: qe koklopa dhe maloku jane dy nga figurat me te urryera nga cdokush ne kete vend. Pike motivimi sjapin. Kshu qorro, po e kape kte zgjidhet vete ekuacioni

      2. Sepse, sipas komentatorit te mesiperm, mund te jesh intelektual, i pavarur ne analize e i afte te gjykosh drejte ngjarjet vetem nqs mbeshtet Berishen.

        Kushdo qe e sheh Berishen e frymen e tij si faktor kryesor te humbjes se besimit tek opozita, nuk mund te jete veçse pseudo-intelektual, ndoshta i mirekualifikuar ne profesionin e tij, por pamundesisht i pavarur, e padyshim i majte.

        Ky do jete ndonje nga ato momentet kur epifania (aparicion divin i Berishes) ndoshta zbehet pak ne syte e komentatorit me lart, e ky arrika te shohe qe paska dhe ca qe nuk jane mrekulluar njesoj si ai – pydyshim te shitur.

        E nderkohe Rama vazhdon vjedh, sepse nuk ka perballe asnje alternative serioze

        1. Shkurt, mendoj se eshte e kunderta, duke propaganduar me thenien bajate tashme FAJIN E KA BERISHA, ju qe i jepni jete kesaj ideje JUSTIFIKONI kete narkoshtet.

          1. Une nuk te fyeva dhe nuk kam ndermend te merrem me nje driteshkurter si ti.

    2. Nje zhgarravitje nga Lubonja i deshtuar nga gjithcka ka shkruar e thene para zgjedhjeve. Mundohet te justifikohet me akrobacira deri ne deshperim. Lubonja inatcor perpos dhe i paguar mire promovoi dyshen perbindeshe te se keqes 32 vjecare duke e vecuar gjoja nga pjesa tjeter e trekendeshit te bermudes Edi Rama. Produkti dhe te vetmes gje qe realisht Lubonja & co i sherbeu ishte thellimi i percarjes dhe humbjes se opozites dhe forcimit i rregjimit te autokratit dhe superkorruptuar Rama. Lubonja & co nostalgjike enveriste qe vuajne edhe nga sindroma e stokolmit.

      1. Nje zgarravites si ti, duhe t´ia perkthesh shqip – shqip ate qe thote Lubonja, mos u lodh ta kuptosh dhe per rrjedhim as ta komentosh. Ofendimet nuk jane argumente o tirons nga Tepelena,

        1. Per ju qe keni mbetur skllever te lexhendave me nje mal me gjynahe gjeja e vetme e mire eshte tju meshirosh. Vetem per ty replikues paska tepelenas qe pershkruan Edi Ramen si krye te korruptuar dhe pjese e trekendeshit te se keqes. Jam tirons prandaj i fus te thesi i se keqes Ramen-Berishen-Meten. Po nje militant sheh vetem bardh e zi.

    3. Lubonja harron kryesoren. Se non gratat e tjere iken dhe nuk ju ndihet kakarima. Shikojne punen e tyre.
      Ndersa NON GRATA, gli gratta americani.
      Ky non grata kujton se SHBA dhe Gran Bretagna qe fituan luften e pare dhe te dyte, do humbin luften me SRB (Sali Ram Berisha).
      Ti Lubonja kujtove se Kimetja beri shaka kur tha se kush ndjek Non Graten, bar do haje.
      Dhe prite kur te thote, bari mbaroi. Hani mut tani.
      Po ju leme te zgjidhni, si e doni, te njome apo te thate.
      Ky eshte shkaku i humbjes te opozites, o Ljubo.

      1. Non gratat e tjere iken???? Je i verber? Kush i fitoi zgjedhjet ne Shkoder, me mire te themi me ndihmen e kujt? Po ne Durres?

        Ti ben sikur nuk kupton.

        1. Ti nuk kupton!
          Non ngratat e tjerë nuk bëjnë zhurmë. Ikën nga politika direkte.
          Ju harrua fytyra.
          Nuk sulmojnë Kimeten dhe ambasadorin e Gran Bretanjes.
          Megjitha, vazhdoni. Kur të mbarojë bari do ta kuptoni.

          1. Mos u shqetesoni ti dhe Kimetja, nuk hane me bar shqiptaret, ikin ja bejne m…. lendines me luleshqerra. Me kete ritem atje do ngelin vetem ju patronazhistet, lideri juaj shpirteror, kasta dhe ata te pakte bujkrober militante qe ju votojne.

          2. Dhe patronazhistët jetuan të lumtur gjithë jetën….!

  2. Analize qe vle per tu patur parasyshe , e qe populli duhet te vrase mendjen qe ta shohe tearedhmen jo nga genjeshtra , mashtrimi e vjedhja, por per te aredhmen e femijeve te tyre. Nga ky puushtet as pritet e as kemi perspektive, sepse faktet e argumentat qe shpreh autori jane plotesisht origjinale qe ky pushtet ka bere e ben ne dem te demokracise.,Vepra e sulmeve per ta eliminuar opoziten, ashtu sic e shpreh autori, ne nje shtet qe pretendon per demokraci ku shkelen normat demokratike me ligje, e vendime gjykatash te kapura, tregon degradimin e renien faktike te demokracise.Ne nje shtet ku opozita me ligj eshte inegzistente, me particka te gjethes fikut nuk mund te kete demokraci. Rreziku eshte evident e kohor qe ky vend ne nje forme eshte Putinist, por me lekure demokratike, qe fatkeqesisht disa shtete te europes a po edhe SHBAja, po lejojne qe ky popullte drejtohet nga banda putiniste. Per habi, se e gjithe kjo zamallahi manovrash qe pushteti ben per te mbajtur pushtetin me menyrat e treguara nga autori, mun ta themi hapur qe me kete realitet ketu nuk ka demokraci.Por valle,si eshte e mundur qe nji popull i vuajtur e ropitur nga baballaret e ketyre qe kemi ne pushtet, qe sot bijte e tyre pushtetojne si flamurtare te demokracise. FATKEQWSI KOMBETARE, Ku ta gjejme fajtorin, pervec se keta bije kurvi.

    1. Lubonja e bushati, nqs do të kishin bërë këto lloj analizash në zgjedhjet e 2015 apo 2017, do të qëndronin, por atëherë bënin krahasime si kishte qenë Berisha në 1996, si ishte rama në 2015.

      sot vetëm idiotët nuk e kuptojnë realitetin, prandaj: këto analiza të vonuara tua pijë lëngun lubonja e bushati ish mbështetës të ramës

  3. Problemet që ngre Lubonja janë thelbi i çështjes madhore që vendi po kalon.Është një zë i vetëm intelektual e me disa të tjerë që flasin por nuk se trajtojnë në thelb e haptaz si ai. Armata e njerëzve pa indentitet pa intelektualizmin cilësor të blerë ose jo, militantë të hapur e të fshehur mbushin studiot e TV kombëtare e jo vetëm me drejtues programesh që hapur janë pozicionuar pro neokomiunizmit Edvinian,merren me opozitën reale dhe trajtojnë opozitën e vulës sì grup që do bëjnë ndryshimin.Dhe pa pikë turpi kërkojnë dorëheqjen e Berishës sikur të jenë pjesë të strukturave të rithemilimit.Dhe haptaz pa më të voglin ekuilibër trysnojnë përfaqësues të PD reale në çdo paraqitje të tyre.Ka të tillë që pa pikë turpi kalojnë në ofendime ordinerësh!!!

    1. Me mire vone se kurre, thote nje fjale e urte popullore. Edhe Lubonja me ne fund e tejkaloi ngecin qe i sjell i te qenurit i majte per te thene sado pak te verteten ne lidhje me Berishen dhe sulmin frontal qe po i behet PD- se se vertete nga Rama, qeveria, mafia e ngethyer me qeverine dhe krimin ekonomik si dhe nderkombetaret. Por sic u shpreh dikush me lart, eshte pak si vone. Sepse ishin pikerisht Lubonja, Bushati dhe plot “ analiste” te tjere qe krijuan legjenden e Rames, ketij perversi te paqendrueshem menderisht dhe emocionalisht, ndresa dot shohin se krijesa e tyre eshte kthyer ne nje perbindshem qe nuk pyet per askend dhe asgje deri ne uzurpimin e cdo pasurie kombetare dhe largimin e shqiptareve nga trojet e tyre. Sot vetem Sali Berisha mund ti qendroje perballe Rames, me forcen e karakterit, inteligjencen dhe qendrueshmerine e malesorit. Te gjithe “ analistet” e banaqeve televizive, apo Kadillet me shoke qe nuk u pane qofte nje ore te bejne fusha te elektorake, ndersa Berisha i binte Shqiperise kryq e terthor, jane bashkuar si kukumjacka ne kor duke i kerkuar Berishes te largohet. Berisha nuk largohet pse do Rama apo ziliqaret e pazote brenda PD-se! Berisha do largohet kur te linde ne menyre te natyrshme dhe me merite pasardhesi i tij.

  4. Analize brilante! Fatkeqesi e madhe qe delet(perfshire te gjithe ato qe mendojne se edhe mbas dhjete vjetesh ne pushtet, populli voton masivisht per ramen) e kane shume te veshtire ta pranojne kete lloj analize te detajuar qe ben lubonja.

    1. Populli gjithsesi nuk votoi masivisht per Ramen por bojkotoi masivisht dyshen e degjeneruar dhe rimartuar Berisha-Meta.

  5. Me gjithë kusuret, metodat e format e Ramës per te ruajtur pushtetin,e vërteta është se klasa politike në Shqipëri është kalçifikuar.

    Jo vetëm Berisha e Meta, por të gjitha partitë politike kanë në krye drejtues prej vitesh ne karriget e tyre, çka duket më qartë në fushata e zgjedhje.

    Cila është alternativa që bind shqiptarët kur shohin në ekran që t’u flasë Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, apo Basha-Alibeaj, ndërkohë që politikanë të dështuar e të pa besueshëm, sepse nuk kane arritje, kanë marrë pozën e analistëve politikë , thjesht për të na kujtuar se janë aty, gati për të na ndrequr punët e Shqipërisë?!

    Sigurisht që ky nuk është një fenomen shqiptar, sepse atë e ndeshim në mjaft vende të zhvilluara, por Shqipëria ka nevojën ulëritëse për ndryshime, reforma, stabilitet e rend publik, për faktin se kaloi nëpër një tranzicion traumatik e të gjate, falë edhe trashëgimisë ekonomiko-politike.

  6. Lubonja ka te drejte, por une nuk besoj se eshte çeshte pushteti apo opozite tashme. As Edi Rame dhe as Berishe & Mete, keto zgjedhje flasin per popullin shqiptar me shume se per gjitheçka tjeter.
    Une nuk arrij ta besoj se si nje popull nuk reagon ndaj vjedhjes ne miliona euro te taksave te tyre dhe perseri votojne te njejtin njeri.
    Gjate ketyre diteve eshte analizuar se rikthimi i dyshes Berisha, Meta nuk ngjall shprese dhe ndaj njerzit nuk votojne per ta. Po ne djall ata, po bojkotimin e zgjedhjeve s’e kane si opsion shqiptaret, si shprehje te mos aprovimit te masakrave qe ben qeveria?! Ndaj une them qe ky popull e ka ne ADN e tij nenshtrimin, perbuzjen, vjedhjen etj.

    1. Analize perfekte nga analisti me i drejte e largpames.UK jam dakord me komentin tend, shqiptaret mund te benin te pa vlefshme voten e tyre nese opozita nuk i frymezonte ( askush nuk ishte prapa perdes ne qendren e votimit) por i a dhane kryhajduteve .Politikanet nuk thone qe populli gabon ,por une sdi cfare emri ti ve. Ndoshta eshte sindroma e Stokoholmit, nenshtrimi .Arjan Cani thote ne emisionet e tij: Hey ju qe kini dy fara mend ne koke, qe nuk rroni vetem per te ngrene nje cope buke , merrni leckat e ikni, me keq do behet. E une e konsideroj nje keshille te vlefshme per ate kategori njerezish qe kane nje synim ne jete per vehten e tyre apo per femijet e tyre

      1. BF gjen ngushellim nga analistet pinjolle te nomeklatures se larte enveriste. Mjerim i madh per te djathten.

  7. Shqiptarët , popull nga më të vjetrit në botë, me shumë histori , por që janë katandisur pa kurfar dinjiteti , të mos duan vendin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve . Gjysma syrgjynosur nëpër rrugët e botës ,( disa për të mbijetuar nga regjimi i instaluar nga kryekrimineli kryeministër në Shqipëri , disa për t’u gdhirë milionera nëpërmjet drogës e krimit ), të tjerët të mbetur në këtë vend , politikanët mafiozë gjoja opozitarë , i janë vërsulur dr.Berishës ta shqyejn, për t’a larguar, për të realizuar atë ç’ka do kryekrimineli kryebandit i sektit rilindkrimit , për të mbrojtur ato ç’kanë vjedhur e xhvatur , ndërsa të tjerët të dhjerët , ata të mbeturit mjeran injorant që i nxjerrin nga shtëpia bashkë me ata të rradhës që do t’ju a shembin së shpejti , mbasi i japin votën , dalin e ulërasin në protestë si langaraq edhe pse zorrët i kërcasin nga uria zhuli e mjerimi .

  8. Kushdo në Himarë është i lirë të thonë që është grek, por nuk mund të thonë se janë në tokë greke. Ata janë greqishtfolës, le të flasin cilën gjuhë të duan. Le të vejë dhe Saliu me Liken të kërcejnë vallen e Spiros për inat të Edvinit. Por toka e Himarës, viset, bregu e malet e saj, janë shqiptare.

    Drejtësia shqiptare që e ka sot pas hekurave Fredin duhet t’u rrijë larg emocioneve, intrigave, shantazheve dhe hesapeve politike. O fatos i ziu ti kur quan viktime salih karaxhic metaj,ke lajthitur mbron komunistin e vetem mbas Enverit ti antikomunisti me komunist per nga idete e tua,ku erdhi dita qe ti viktime e komunizmit quan viktime komunistin salih ram berisha

  9. Asgje tjeter vecse nje Bravo! I vetmi analist qe arrin te kuptoje dhe parashikoje ne detaje mendjen kriminale te Rames dhe regjimit te tik Ramistanist.

  10. Eshte i vetmi analist, opozitar i perhershem, qe i kane dale te gjitha parashikimet qe nga Ramaforma ne drejtesi deri ne kthimin e afert te Shqiperise ne nje vend diktatorial.

    Ju lumte Zoti Lubonja!

  11. Shqiptaret ne pergjithesi jane te majte dhe tifoza. Ata nuk votojne per politika ekonomike apo sociale por per sport. Ja futem demokrateve, thone me gezim, dhe nuk e shohin qe rama i tall, i keqtrajton i degjeneron, jo vetem te djathtet por te gjithe pa perjashtim, rama fshin qurrat me shqiptaret pa dallim, si veliaj tek ajo video e famshme.
    Por atehere pse fiton, pse shoqerise tone nuk i ben pershtypje korrupsioni galopant i rames, pse opozita nuk frymezon?!
    Rama sillet si djalli.
    Ai i blen te gjithe, mediat, vipat, kengetaret, artistet, intelektualet, bisnesmenet, nderkombetaret, dhe kur i gjen dobesine, i kercenon, i shantazhon, i shkaterron pa meshire.
    Rama korrupton shpirtin.
    Rama eshte vete djalli, dhe djalli nuk eshte asnjehere i lumtur.

      1. Redi dhe Lokomotiva – populli shqiptar dhe cdo popull ne bote ne bashkesine e tij eshte i mencur, di te beje zgjedhjet e duhura. Por ne popull ka individe si puna juaj qe mendoni se jeni me te zgjuar se populli si nje bashkesi è tere. Populli foli kesaj radhe. Opozita mos meret me faktore te jashtem imagjinare por te shikoje thelle ne vetvete dhe te beje ndryshimet e duhura strategjike dhe taktike. Vetem keshtu do te mund te vije ne pushtet perseri.

        1. Po pra, strategjija dhe taktika e djallit eshte te bleje, te bleje dhe te joshe njerez influent dhe me poste si mcconigal, tony bler, soros, rita ora, luizi, ciljeta, ermal mamaqi e me rradhe.
          Ardhja e opozites ne qeveri nuk eshte qellimi primar, nuk eshte ky qellimi i popullit.
          Debati mbi mencurine e popullit eshte shume kompleks dhe relativ, mjafton te lexosh konicen. Di te them qe popujt e ndryshem nuk kane te njehten shkalle mencurie dhe kjo vertetohet nga mireqenia e tyre.
          Nuk jam me i mencur se populli por jam me i mencur se ti 😉.

  12. Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje,shpellkare pa identitet njerzor i lepijne bythen ketij komunisti te enverit qe na thote se salihu dhe metaj jane viktima,kur gjithe shqiperia i di shume mire cfare kane bere e bejne bashke salih-metaj ky kari i spacit thote qe jane viktima kete thote shkrimi,sa per ramen ky fatosi masturbohet duke shkruajtur dashurine dhe urrejtjen qe ky burgaxhi ka pasur dhe ka per ramen

    1. Ne kete koment me logore rrugaci dhe militanti primitiv, pervec ofendimeve te njejta ne cdo koment qe ben per cdo artikull kritik tek Lapsi, nuk ka asnje argument qe hedh poshte qofte edhe nje rresht te atyre qe ka shkruar Lubonja. Dielli nuk mbulohet me shoshe, te gjithe e shofin mbretin lakuriq.

      Tani hidhuni ne sulm, patronazhiste e aktiviste, Partia e gjeti armikun.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar mos ha mut me opozitën, vetëm në Shqipëri sulmohet opozita edhe pse gjendja ekonomike e idiotëve shqiptarë është shumë e shumë më keq se në 2013, sepse tani nuk kemi shpresë, sepse shumica e popullit injorant edhe pse ka votuar me të mirë a të keq pushtetin fajin ia ve opozitës.

  13. Ç’mund të bëjë Rama për pushtet??????????
    Per pushtet ky pusht mund te ec edhe mbi kufoma .
    Per pushtet ky pusht per edhe te pamunduren , qi edhe veten e tij ne bythe .

  14. E di si eshte kjo pune, Lubonje,
    Kjo eshte si t’i jesh futur nje gare me kuaj te cilen ti e humbet sido qe te ngasesh. E halli eahte qe kete garen e fiton gjithmone nje mushke

    Ti akuzon ate qe del i pari se ka dopuar mushken, ka blere arbitrat e madje dhe publikun. Ka fort mundesi qe te kesh dhe te drejte, po problemi yt kryesor eshte qe kete garen je duke e bere hipur mbi nje gomar (lexo: Berishe), e sado qe t’i rregullosh ato hallet me larte, nuk ka si te fitosh

  15. Jorgo Plikaris,,,kur dole nga spitali,se ngjitur kishje edhe aRamen, u ngjallet nga suksesi marrezise se pushtetit. Xhko me merr honoraret nga partia, o patronazhit i qelbur.

  16. Jo vetem qe jeni budallenj krejt, por jeni edhe kokrra bytheqirash.

    Jeni njerez pa atdhe, pa fe, pa flamur.

    Nuk i hyni ne pune as dreqit.

    Jeni copa mishi levizese.

    Suksese ne jete!!! 😅💜✌️

  17. Ku e keni atdheun ju kodoshe internacionaliste,qe skeni lene politike e shtet pa u shkerdhyer o kodoshe komuniste,aq sa dhe sot vazhdoni perderi te ferkoni bythet kush ua lemos. A e di si eshte partia tuaj, ja si barsoleta qe ka dale per kuciotet,,,,, edhe nje mushke qe .ora nKuc, nuk la gorrice pa krojtur bithen,,,, edhe ju si sekte trashegi.tare, jeni kjo mushke. Andaj ore palo koqe per atdhe dashuri jane te djathtet e jo ata qe kurverohen me politiken.JU QOFSHI.

  18. Dy fjale per komentuesit socialiste,demokratet e vules dhe intelektualet e pavarur ne pergjithesi.
    Socialiste te nderuar, eshte e vertete qe ka deshperim tek demokratet, por duhe te dini qe nuk mund te jesh i lumtur, kur fqinji yt eshte i deshperuar; duhet ta kuptoni kete. Por, edhe lumturia juaj eshte iluzive , sepse nje socialist i thjesht, si te jete socialistja ne pushtet si jo, nuk jeton me mire se nje demokrat i thjeshte dhe anasjellas; kjo ka edhe aspektin e vet sa komik dhe qesharak aq edhe dramatik sepse, ne dallim nga demokratet, ju keni “privilegjin” te ushqeheni me lugen bosh te propagandes; mbase kjo mund te kete njefare efekti pozitiv ne aspektin psikologjik tek ju, gjithsesi eshte iluzive. Kur vjedhin pushtetaret , ata vjedhin nga buxheti i shtetit, qe jane parate e te gjitheve ne, si socialiste dhe demokrate pa dallim.
    Demokrate te nderuar te vules, termi “berishizem” eshte term i perdorur nga te majtet ( sic kam degjuar kete term e ka shpikur vete Fatos Lubonja); ne arsyetimin e nje majtisti , kjo eshte e natyrshme, por krejt absurde ne ate te atij qe pretendon te jete demokrat, apo i djathte ne pergjithesi; sepse, “berishizmi, nuk eshte asgje tjeter, vecse qeverisja e Partise Demokratike ne keto 30 vite demokraci; nese, ti demokrat ( i vules), thua se je kunder “berishizmit, kjo do te thote mohim i 12 viteve qeverisje te PD-se dhe mohim ne pergjithesi i kontributit te saj ne demokraci keto 30 vite; shkurt, eshte si te peshtysh perpjete; gjithsesi, kjo eshte e vlevshme vetem nese je me te vertete demokrat, dhe jo nje deceptiv apo scammer qe hiqesh si i tille.
    Ti, demokrat i thjeshte ( i supozuar) i vules, duhet te kuptosh qe Basha, nen shembullin e Rames, desh te bente njesilloj “rilindje demokrate”; qe ketej edhe spastrimi i madh nga figurat historike te PD-se ne vitin 2017; keta deputete qe e mbeshtesin sot Bashen, jane te vetedijshem per kete ; keta kane hyre ne politike keto vitet e fundit si nje kaste ne PD-ne e re qe po na krijokesh Basha dhe ashtu si “rilindasit” e PS-se, te vinin ne pushtet neser; ketu qendron edhe shpjegimi se pse ka kaq urrejtje ndaj Berishes nga ana e ketyre “rilindasve demokrate”; ata e bejne fajtor se u prishi endrren qe e shihnin kaq prane te realizuar.
    Ju qe e konsideroni veten intelektuale, ju ftoj te shiheni ne pasqyren Lubonja; them keshtu, sepse Lubonja me te vertete eshte si nje pasqyre per ju, ku reflektohet gjithe ai mjerim intelektual qe ju karakterizon.

    1. Gjith ky carcaf me na mush mendjen qe Lubonja eshte nje intelektual i vertete. Ne fakt, Lubonja eshte nje injorat i pashkolle. U arrestua kur ishte ende student per fizike (per festat te shallvaret), boni nji hale burg dhe…. kaq. Mund te keta marre ndonje diplome mbas burgut si shumekush por prap se prap ngelet i pashkolle.
      Perfaqesues tipik i anal istave te gjitheditur qe enden studiove dhe flasin per politike, sport, ekonomi, arkitekture……. dhe qe ne fakt si ka thone njeri puna e mbare.

      1. Ne fakt, as ia vlen te merresh me ju analfabetet funksionale, qe kujtoni se te kesh cope diplome te ben intelektual…

        Lubonja s ´ka nevoje t´i beje njeri avokatine, por mjere ju per mediokritetin dhe llumin mendor ku llapaciteni.

  19. O Skypion !
    Nuk është e thënë që të jesh “intelektual” e të jesh përçues vetëm i të vërtetave.
    Intelektual i shquar në rangun botëror e historik ka qenë Marksi, por fillozofia e tij komuniste u bë shkak për krijimin e regjimeve një partiake të “diktaturave të proletariatit” që prodhuan miliona viktima të pafajëshme, e prapambetje të thellë ekonomike..
    E vlerësoj edhe unë Lubonjën si një person me intelekt e njohuri fillozofike, por ama tek Lubonja e disa analistë të tjerë të majtë, duke qenë të formuar që në fëmini me propogandën komuniste anti kapitalizëm e fobi ndaj SHBA e përgjithësisht politikës perëndimore, ka qëndrime kontradiktore .
    Qofsha i gabuar, por më duket se Lubonja që ka qenë ndër kritikët më të rreptë të Berishës, apo edhe të Ramës më vonë,mbështeti Berishën kur ai i doli kundër SHBA e sulmoi Ramën kur formalisht na u bë i dashur me perëndimin apo përzgjodhi kapitalizmin e egër korruptiv

    1. Berishën e shet dhe Blendi Fevziu: Le të bëhet president nderi. Nëse thua se u blenë votat për 10 vjet rresht, atëherë je i paaftë,lubonja po mundohet ti bej sherbimin e fundit komunistit te fundit kryekarit te foltores salih,por dhe nje sherbim per spiunin metaj qe salihu ti lejoje vendin per kryekar te foltores spiunin metaj

  20. Po na e beni Berishen armik teSH, BAse, me planin apo gojen e Rames, cudi, Kete nuk e fakton vete departamenti amerikan,e thone turbulluesit e interesit te sektit, qe qellimisht makineria e ketij pushteti me lobime, blerie e sorosin e realizuan nongraten, qe ka mbetur iluzion, pasi kur akuzohet dikush, ne gjyqe jepen faktet te provuara. Kjo eshte kerkuar nga vete Berisha, por edhe nga opinioni i njerezve ne vendin tone. Damkat jane te renda kur jane te shpifura, por me te renda behen kur behen tollumbace politike nga pushteti per ta mbajtur kapital politik ne sulm personal e opinion politik per te ulur moralin e demokrateve e ftohur, qe sipas deshires se rilindasve, edhe zhdukjen e PDse, si partia me e madhe opzitare, kjo eshte strategjia qe ndoqen e ndjekin bijte e kurvit, njesoj si diktatori Hoxha mbas clirimit te vendit qe ai i pushkatoi kurse ky diktator i zboi nga e drejte e tyre.Ky eshte qellimi i arritur nga ky legen , pasardhes identik si babai, dajo apo bandes se kuqe me kulishet e sotem te maskuar.

  21. Eshte nga te vetmit qe thone te verteten, gjithmone opozitar. Flas per Lubonjen.

    Filosofia jote e perjashtimit me duket enveriste.

    Edhe nje gje tjeter, ne Shqiperi nuk ka te djathte. Sikur te kishte te djathte do e kishin zgjidhur ceshtjen e prones qe ne fillimet kur qeveriste PD.

  22. Se c’eshte nje intelektual, kete mund ta mesoje cdokush nga shpjegimi i zgjeruar qe jepet ne Wikipedia apo ne fjaloret me prestigjioze te botes. Une e kam fjalen per dy cilesite qe perbejne thelbin e te qenit intelektual: e verteta dhe interesi publik. Kur behet fjale per keto, intelektuali i vertete ngrihet mbi ndjeshmerite apo bindjet e tij personale. Fatos Lubonja i ka keto dy cilesi. Mund te debatosh me te per ceshtje teorike, filozofike, ideologjike etj etj, por per ceshtjet qe kane te bejne me zhvillimet politike ne Shqiperi, per ceshtje te korrupsionit te cfaredollojshem te pushtetit, nuk mund ta besh kete, sepse s’ke c’te debatosh, vec nese dikush ka shpikur ndonje mase tjeter matese per te verteten.
    Permenda jo me kot Ardian Vehbiun ne nje koment; zoteria ne fjale mund t’i kete te gjitha cilesite e intelektualit qe renditen ne fjaloret prestigjioze, por nuk ka kurajon, apo nuk do, te thote te verteten mbi nje ceshtje qe ka te beje direkt me interesin publik: korrupsionin e skajshem te qeverise socialiste te Rames; e them kete, sepse kur ka qene Berisha ne pushtet, pat shkruar pafund shkrime ne mbeshtetje te Rames dhe kunder qeverise se korruptuar te Berishes, pikerisht per hir te te thenit te vertetes dhe interesit publik; sot hesht zoteria, megjithese korrupsioni ulerin ngado.
    Edhe bashkvuajtesi ne burgjet e diktatures, Daut Gumeni, eshte ne te njejten pozite te palavdishme; ne vitin 1997, ka qene bashke me Fatos Lubonjen drejtues i aleances se gjere kunder Berishes. Sot, Lubonja, me te njejten mase me te njejtin standard, vazhdon profesimin e intelektualit, kurse zotni Gumeni, njete si Vehbiu, hesht; dhe kjo e nxjerr ne drite shume te keqe.
    I permenda keto dy raste ( megjithese ka edhe jo pak te tjere si keta), sepse jane personalitete te kultures; tani, kur keta sillen me dy standarde ndaj te vertetes , dhe bejne sikur s’e shohin edhe pse ajo bredh rrugeve duke bertitur me te madhe, imagjino te tjeret!
    Madje, Ardian Vehbiu, ne panegjerikun per te ndjerin Ardian Klosi, nuk le pa shigjetuar me helm Fatos Lubonjen pikerisht ne piken e tij me te forte, qe eshte kembengulja ne te thenit te se vertetes, duke e konsideruar kete si banalizim te saj, deri ne ate pike sa ta thuash perhere ate ( te verteten) ne qenkesh krejt e pavlere!!! sipas kesaj logjike perverse te zoterise ne fjale, duhet mos thene e verteta ne disa raste ( ne rastin e korrupsionit te Rames mbase!), qe ajo te mos konsumohet, te ruaje freskine e saj…!!!
    Sa per ata analistet e tjere qe dergjen studiove televizive dhe shkarrashkruajne papra portaleve, se e keqja e ketij vendi nuk eshte ai qe qeveris por ai qe meton qeverisjen, nuk ia vlen as qurrat t’ua hedhesh pale pastaj t’i konsiderosh intelektuale e te debatosh me ta per gjera kaq serioze.

    1. Ti e vlerëson Lubonjën “nga këmbëngulja për të thënë gjithmonë të vërtetën ”
      Pra ti e pranon si “të vërtetë” mendimin e Lubonjës se të gjitha të këqijat e kësaj bote, kanë ardhur nga “imperializmi anglo-amerikan”
      A ka mundësi të na bindësh me fakte historike se Shqipërisë i ka arfhur e keqja nga SHBA ?

  23. Dokumenti/ “Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”! CIA varros përfundimisht “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër Kosoves,mendoj qe salihu duhet te hedhi ne gjygj CIA

  24. Bravo, ja komentusi ores16,45, zedhenes i sektit,spiun i depertuar deri ne departamentin amerikan ashtu sic dine keta, e qe u doli boja na paska gjetur dokument sikur Berisha, nuk e dashka Kosoven. Shikoje mire o spiun se mbase e ka thene Rama meVucicin. E i ke nderruar identitetin., se ne kete drejti. Per sa spiuno ty nuk te besojne as ne kotecin e pulave te sektit. Per kete mbylle, mendo ndonje shpifje te re nga ato te ridhjerjes parti qe milito. Hajdute, bandite e tradhetare eshte soi e gjinija tuaj mercenare.

  25. ‘Bashkëpunojmë me PS…!’/ Duka kundër Berishës: PAA i njeh zgjedhjet, një rezultat i tillë është i pakontestueshëm.Fatos mblidhi te gjithe keta shpellkaret cecene qe shkruaj ketu dhe krijoni nje parti demokratikeKomuniste dhe fitoni zgjedhjet por pa salihun se ky ju prish pune si gjithmone ai punon qe rama te jete ne pushtet vet me zenin marin milionat e eurove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *