• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Dy persona të arrestuar me kokainë në Tiranë, kandiduan në zgjedhje për Këshillin Bashkiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për ndërhyrje të krimit në zgjedhjet e 14 majit teksa zbuloi një episod konkret.

Hoxha deklaroi se para dy ditësh është goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë në Tiranë ku nga 5 të arrestuarit, 2 prej tyre nga Saranda kanë qenë kandidatë për këshilltarë të Bashkisë Sarandë në zgjedhjet e 14 majit.

“Olsi Mylka dhe Shemsi Proba të cilët u kapën me 2.3 kilogramë kokainë ishin pjesë e listës së një force politike që garonte në Sarandë, e cilë megjithatë fitoi 2 vende në Këshillin Bashkiak të Sarandës”.

Bëhet fjalë për partinë Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila ka marrë 992 vota dhe ka fituar 2 mandate në Këshillin Bashkiak të Sarandë.

Gjatë operacionit “Kodra e Diellit” u sekuestruan 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

Dy persona e përmendur nga Hoxha ishin pjesë e një grupi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *