• |
ide | kryesore

Bardh Spahia: E vërteta pse humbëm bashkinë e Shkodrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Spahia



Kryetari në detyrë i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se humbja e opozitës erdhi edhe nga fakti se 14 maji ka qenë një proces zgjedhor i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale. Kjo sipas tij e bëri një operacion krejtësisht të pamundur fitoren e opozitës.

“Në po bëjmë analizën tonë. Se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë edhe si kandidat edhe si koalicion, edhe si struktura, por ajo që mendoj është e qartë tashmë për këdo jo vetëm për shkodranët, se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri një operacion krehtësisht të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje.

Pra ka qenë një katastrofë, një shkatërrim i plotë i procesit zgjedhor. Unë kam marrë pjesë në disa zgjedhje si lokale ashtu edhe parlamentare, por asnjëherë si këtë herë nuk kam parë të përfshirë shtetin si koordinator mes institucioneve të veta dhe krimit të organizuar. Çdo shkodran që e ka parë atë që ka ndodhur” – tha Spahia. ©LAPSI.al



11 Comments

    1. Mire e ke 22:50
      Po flejte me qent do kruhesh me pleshta
      Ai i dha tender 1,3 milion € nipit të Sadri ABAZIT shkodranet nuk jane budallenj.
      Ky tjetri ju preu ujin e pijshëm se skishte pagu ujsjellsi energjine
      Pune muti

  1. Menjëherë ja dhe verdiktin!!!I pa aftë!!!Ka e kuptove ti që është i tillë?Mos do të thuash që dhe si mjek është po ashtu!!!Kaq ndjesi intelektuale ke apo e thua se detyra jote si patronazhist është goditje armikut, s’ka rëndësi se themi gënjeshtra!!

    1. Po o pallosh po. Ta theme une me siguri 100% qe te pakten keto 20 vitet e fundit, te gjithe kryetatet e bashkise SHKODER kane qene te pa afte dhe te korruptuar. Une nuk besoj se Bardh Spahia ishte vete i korruptuar, por ne realitet Bashkia e Shkodres nuk drejtohej nga ai por nga ato plerat qe la Voltana. Ne rastin me te mire Spahia ishte i pa afte te pastronte llumin e Voltanes.

  2. po ky bolja doli pa u numeruar akoma asnje vote dhe tha fituam ….ne stil tipik berishist …..koqe shkodre ,vukgar ,arrogant dhe krenar ne injorancen e tij …..

  3. Ky idiot e pordhac, biri i arrogantit “doktorr” Spahija besniku i berishes, me nje moter hajdute ne Milano dhe nje vlla zhgarravine e karagjoz,

  4. Dmth te gjitha zgjedhjet qe jane bo ne Shkoder per 30 vjet, kane te rregullta. Vetem kto qe humbi ky koqja, jane te vjedhme. Shko digj shkollen prap tani RRK.

  5. Shkodra e dha verdiktin e saj. Spahija e shoke te ulin koken e te reflektojne per paaftesine e tyre, per zhgenjimin e shkodraneve, e mbi te gjitha per rrefuzimin qe shkodra ja ka ba Berishizmit pik!

  6. Kur Mourinjo drejtonte Celsin , para ndeshjes me Blackburn u tha lojtareve : ” Ata jane nje ekip

    qe luajne pa rregulla, nderhyjne ashper por nuk dua qe ju te ankoheni per kete, nese nderhyjne

    ashper nderhyni edhe ju edhe me ashper, nese ju godasin goditini, nese ju edhe me fort, nese ju gjuajn

    me shqelm gjuani edhe ju.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *