Janë 10 pikët e penalizimit me të cilat Gjykata Federale e Apelit ka ndëshkuar Juventus për çështjen e fitimeve kapitale. Në mëngjes, kreu i prokurorisë së FIGC, Giuseppe Chinè, kishte kërkuar zbritjen e 11 pikëve, por Gjykata – e cila kishte një përbërje të ndryshme nga ajo që dha të famshmen -15 më 20 janar – e konsideroi të nevojshme uljen e dënimit me një tjetër pikë.
Kështu, Juventusi u ndëshkua me 10 pikë në renditje për procesin sportive për fitimet kapitale. Ky është vendimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, pas seancës së re të gjykimit mbi fitimet kapitale. E ndërkohë, shtatë ish-drejtuesit, për të cilin aktakuza kërkoi tetë muaj, u shpallën të pafajshëm. Për të shtatë ish-drejtuesit Kolegji i Garancisë kishte kërkuar të rijustifikonte përgjegjësinë, si pjesë e procesit të fitimeve kapitale. Bëhet fjalë për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Prokurori federal, Giuseppe Chiné, kishte kërkuar tetë muaj ndalim për ta.
Juventus aktualisht në kuotën e 69 pikëve në vendin e dytë pas 35 javëve, do të zbresë në kuotën 59, në venbdin e shtatë. Aktualisht aty ndodhet Roma, por bardhezinjtë do të zbresin pas pak minutash të luajnë me Empolin e një fitore do t’i ngjiste në vendin e 5 me 62 pikë. Vendi i pestë vlen një vend në Europa League, ndërsa pastaj bardhezinjtë do të kenë dy javë për të rikuperuar dy pikë ndaj Milan për prezencën në Champions League.
Drejtues të pa fajshëm e fajtor ekipi dhe lojtarët!!!E çuditshme kjo!!!