• |
ide | kryesore

Kim Kardashian flet për sfidat e prindërimit: Qaj çdo natë

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka folur për sfidat e prindërimit të katër fëmijëve. Në episodin e  ardhshëm të On Purpose me podcastin e Jay Shetty,  Kardashian hapet për jetën si nënë beqare ndaj fëmijëve North, 9, Saint, 7, Chicago, 5 dhe Psalm, 4.

“Ka netë që unë qaj deri sa më zë gjumi. Them shpesh çfarë ndodhi, çfarë shkoi keq?” u shpreh ajo në klip.n ” Ndihem sikur vetëm unë luaj policin e keq dhe të mirin.” Sa i përket asaj se si do të ishte prindërimi kundrejt asaj që është tani  Kim i thotë Shetty-t: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet janë të shkurtra, dhe kjo nuk mund të ishte më e vërtetë.”

Mëngjeset janë një kohë veçanërisht e ngarkuar për të, e cila shpesh nuk e di se çfarë po ndodh në ato orët e para të mëngjesit. “Unë gjithmonë duhet të rregulloj flokët e vajzës sime — dhe duhet të jenë perfekt dhe duhet të jenë në një mënyrë të caktuar — dhe më pas djali ka nevojë që unë të vesh këpucët e tij. Pra të gjithë kanë nevojë për ty. Është çmenduri”, shtoi sipërmarrësja. Është kaosi më i mirë megjithatë.”

Kardashian dhe West zgjidhën divorcin në nëntor 2022 dhe ndajnë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre. Në një intervistë të shtatorit në podcastin Mind Full të Alo Yoga, West tha se ndërsa kalon kohë me fëmijët e tyre, Kardashian i ka ata “80 për qind të kohës”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *