• |
ide | kryesore

“Majmun”, i fyer në kor nga stadiumi, Vinicius humb mendjen. Ancelotti i tërbuar: “Nuk flas për futboll”

-Instant, Sport
Vinicius



Pas humbjes ndaj Valencia, Carlo Ancelotti është i tërbuar. Jo për humbjen e pësuar, por për thirrjet dhe fyerjet e tifozëve të Valencia ndaj Vinicus gjatë ndeshjes. “I gjithë stadiumi i bërtiste “majmun” Vinicius – gjëmoi trajneri i Real Madrid në fund të ndeshjes -. Ata filluan ta shajnë që në minutën e parë”. “Nuk dua të flas për futbollin, jam shumë i zemëruar – shtoi tekniku -. Ajo që ndodhi këtu është një turp i vërtetë. Këto episode racizmi nuk mund të vazhdojnë. Mendoj se La Liga ka një problem shumë serioz në këtë kuptim.”

“E pyeta Vinicius nëse donte të vazhdonte të luante – tha Ancelotti -. Por më pas i thashë se ai nuk ishte fajtori dhe se nuk duhet të largohej nga fusha”. Tekniku italian i Blancos shpjegoi se çfarë ndodhi gjatë ndeshjes me Valencia, e ndërprerë për rreth dhjetë minuta. Sulmuesi brazilian identifikoi një tifoz të Valencia që po e ofendonte dhe u sul drejt tij. Episodi ndaloi lojën dhe ndezi më tej shpirtrat, me Vinicius që u bllokua nga shokët e skuadrës për të shmangur konfrontimin. Stadiumi, pas kësaj, e shënjestroi edhe më shumë brazilianin.

“Protokolli në këto raste? Duhet të ndalojnë lojën, unë fola për këtë me arbitrin,” shtoi Ancelotti. Më pas disa konsiderata për përjashtimin e Vinicius në fund të ndeshjes: “Reagimi i Vinicius është normal, nuk ka por…”. “Çfarë ndodhi herët e tjera që u ofendua Vinicius? Asgjë dhe asgjë nuk do të ndodhë edhe këtë herë – përfundoi ai -. Çfarë do të bëja në këto raste? Unë nuk jam gjykatës…”.

VALENCIA: “FYERJET, KUNDËR VLERAVE TË KLUBIT”

Pas ofendimeve ndaj Vinicius, Valencia u distancua menjëherë publikisht nga ajo që ndodhi në Mestalla. “Valencia dëshiron të dënojë publikisht çdo fyerje, sulm apo diskriminim në futboll – thuhet në një deklaratë të klubit -. Edhe pse bëhet fjalë për një episod të izoluar , fyerjet ndaj cilitdo lojtar të skuadrës rivale nuk kanë vend në futboll dhe nuk adaptohen me vlerat dhe identitetin e Valencia CF. Klubi po heton se çfarë ka ndodhur dhe do të marrë masa të rrepta në këtë drejtim – vazhdon teksti -. Në të njëjtën kohë, Valencia dënon çdo ofendim dhe kërkon respekt për tifozët e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *