• |
ide | kryesore

Meloni largohet nga samiti i G7: Kemi gati 100 milionë euro për rajonin e Emilia Romagna

Lajme, Të fundit
gazetarët



Më shumë se 36,000 njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre si pasojë e përmbytjeve e ndërsa 14 persona kanë gjetur vdekjen. Shifrat janë bërë të ditura nga zyrtarët rajonalë, teksa alarmi i kuq vijon akoma.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni braktisi punimet e samitit të G7 në Japoni për tu kthyer në krye të detyrës në Romë, në një kohë kur rajoni i Emilia-Romanga po përjeton një krizë humanitare pas përmbytjeve që vijojnë prej një jave.

Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini, teksa përshëndeste Giorgia Meloni në kthimin e saj në Romë.

Harta e programit për këto investime është gati dhe 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maji dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera, për të cilat do të japë nesër ‘OK’ Këshilli i Ministrave, siç Meloni njoftoi nga Ravenna.

Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

“Masat e para”, – shpjegoi Meloni – “do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave”.

Moratoriumi i taksave dhe kontributeve, po flasim për ngrirjen deri më 31 dhjetor të pagesave të taksave. Dhe pezullimi do të ketë të bëjë edhe me detyrimet dhe proceset e korporatave. Pastaj do të punojmë për kompensimin dhe rindërtimin. E gjithë kjo sipas hartës së bashkive të prekura (e ashtuquajtura “zona e kuqe”) dhe vlerësimi i dëmit”, shtoi kryeministrja italiane.

Përmbytjet kanë shkaktuar mbi 305 rrëshqitje dheu në zona të ndryshme dhe kanë dëmtuar ose mbyllur mbi 500 rrugë në rajon. Meloni ka njoftuar se zgjidhja do u gjendet shumë shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *