• |
ide | kryesore

Meta: Policia u shkri me krimin! Ministrat dhe administrata, presion qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, rama, kosova, asociacioni, patronazhist



Partia e Lirisë ka mbledhur sot Kryesinë, ku i gjithë fokusi i diskutimit ishte te rezultati që prodhuan zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PL-së, Ilir Meta renditi disa nga abuzimet në këto zgjedhje, duke përmendur shpërndarjen e shpërblimeve, shit-blerjen e votave dhe presioni i bërë nga administrata ndaj qytetarëve.

“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk [paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale. Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë. U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj.”, tha ai.

Mes të tjerash Meta shtoi se për këto zgjedhje u hodhën qindra miliona euro të pista.

Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros. Një armatë e tërë ministrash e administratë sulmuan QV me presion ndaj votuesve. Dhjetra milion euro u hodhën në mënyrë të paturpshme për asfalt elektoral. Për devijimin e rezultatit në momentin e fundit, një rol kryesor luajtën burgjet, shembull ishte kutia e fundit e burgut në Rrogozhinë. Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, pohoi Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *