• |
ide | kryesore

Nuk ndryshon masa e sigurisë, gjykata lë në burg Fredi Belerin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri flet nga burgu: Jam i vendosur të betohem



Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi. SPAK ka marrë ditë më parë dosjen dhe ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të marrë nga togat e zeza të Vlorës.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës tashmë do të qëndrojë në burg deri në një vendim të dytë, me gjasë deri në përfundim të hetimeve, duke pamundësuar marrjen e detyrës si kryebashiak.

Fredi Beleri arriti të fitonte zgjedhjet në Himarë edhe përse ishte në qeli dhe u arrestua dy ditë para 14 Majit.

Ndërkohë, avokati i tij ka thënë se arrestimi i Belerit nuk qëndron pasi ka “kërcitje” të mëdha mes provave që pretendon Policia dhe Prokuroria. I pyetur se ku do ta marrë klienti i tij detyrën, avokati tha “Kur të dali kryeministri pyeteni si do e vazhdojmë.”

“Nuk është takuar asnjëherë me të infiltruarin. Edhe listën me emra Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari. Se Prokuroria dhe Policia nuk e gjejnë se ku është kjo listë. Ta ripyesin atë personin (informatorin), se ku i ka gjetur se i arrestuari nuk i ka dhënë listë”, vijoi më tej avokati i Fredi Belerit.



3 Comments

  1. Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje,Dendias i ka thene keti belerit burgu eshte per burra te vertet dhe ti je njeri nga ata burra,bej ca burg dhe pastaj e ke jeten e sigurt ketu ne greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *