• |
ide | kryesore

Rama bën sikur i qan hallin opozitës: Humbja e 14 majit shpejton ringritjen e saj

-Instant, Arkiva, Lajme



Edi Rama vijoi sot turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 majit. Ai u ndal sot në Bulqizë dhe Dibër, ndërsa shprehu falënderime duke thënë se vota e qytetarëve për Partinë Socialiste është një barrë e madhe besimi, e cila duhet shpërblyer me punë dhe vepra të mira. Rama tha se humbja e thellë e Berishës dhe Metës në zgjedhjet e 14 majit do të ndikojë në procesin e ripërtëritjes së opozitës.

“Kjo disfatë skandaloze, është disfatë e një grushti njerëzish, e dy njerëzve dhe e një rrethi të verbërish pas tyre do ta përshpejtojë pa diskutim të procesin e ripërtëritjes edhe të opozitës. Më keq nuk ka. Kjo është një përgjegjësi e madhe për ne, sepse na ka sfiduar duke na ngarkuar me barrë besimi si asnjëherë më parë. Natyrisht për të na dhënë mundësinë për të na provuar se ne e mbajmë këtë barrë”-u shpreh ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *