• |
ide | kryesore

Spalletti e Napoli thyerje totale, tekniku nuk e harron tradhëtinë e një viti më parë: tani çizmet e një vit pushim

-Instant, Sport
Spalletti



Marrëdhënia mes Napolit dhe teknikut Luciano Spalletti ka arritur në fund. Nuk do të ketë një fund të lumtur siç shpresonin të gjithë, përkundrazi. Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri tani ka marrë vendimin e tij. Gjithçka është rezultat i një marrëdhënieje që filloi të plasaritet një vit më parë. Sjelljen e Aurelio De Laurentiis, Luciano nuk e ka tretur kurrë. Tekniku ndoshta do të marrë një vit pushimi në shtëpinë e tij në provincën e Firences për të rimbushur bateritë. I pari ishte De Laurentiis, që theksoi se “nuk dëshironte t’i priste krahët askujt”, duke dhënë një antipastë të ndarjes. Spalletti u përgjigj menjëherë se atij i ” mjaftojnë vetëm një palë çizme”, si për të sqaruar se është gati të bëjë rrugë.

Pas heshtjes së ditëve të fundit dhe titujve në media, Spalletti dhe De Laurentiis u gjendën krah për krah para fillimit të Napoli-Inter. Shkak ishte dorëzimi i medaljes së artë të meritës nga Princi Charles i Bourbonit. Trajneri toskan u largua duke anashkaluar foton e zakonshme të ritit e më pas u thirr përsëri. Dëshira për të qenë pranë presidentit të tij ishte shumë e vogël. Në fakt, sipas gazetës rozë, Spalletti tani ka vendosur, nuk do të rinovojë dhe do të qëndrojë një vit pushim. Asnjë klub nuk qendron pas këtij vendimi. Asnjë tradhti me një emër tjetër të madh, por vetëm një marrëdhënie me ADL që nisi të konsumohej një vit më parë dhe tani ka arritur epilogun.

E gjitha lidhet me atë që ndodhi në 24 Prill 2022. Napoli humbi në Empoli 2-3 dhe rrezikoi të komprometojë garën e tyre për zonën e Champions. Sipas rikonstruksionit të La Gazzetta, De Laurentiis u tërbua dhe për një moment vendosi të shkarkojë Spallettin direkt, madje duke kontaktuar trajnerë të tjerë. Trajneri nga Certaldo nuk e priti aspak mirë, por seria e fitoreve dhe vendi i tretë qetësuan gjakrat. Një vit më vonë, Spalletti mbeti keq nga sjelljet e tjera të presidentit të tij e këtë herë nuk e fali. Për këtë arsye ai ka vendosur të mos rinovojë dhe në fund të kampionatit do të japë dorëheqjen. Pronari i të kaltërve ka nisur tashmë përzgjedhjen për pasardhësin e tij, me në krye Nagelsmann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *