• |
ide | kryesore

Video/ Matic shpëton Mourinhon ndaj Salernitanës: Roma në kampionat nuk di më të fitojë

-Instant, Sport, Video
Matic



Përfundon 2-2 sfida mes Romës e Salernitanës, për javën e 36 të Serie A. Verdhekuqtë e panë veten në disavantazh në minutën e 12′, të ndëshkuar nga një magji e Candreva. Të besuarit e teknikut Mourinho rikthyen ekuilibrin në pjesën e dytë me El Shaarawy (47′), por pa gëzuar gjatë. Një ‘shpikje e Dia (54′) kaloi edhe një herë miqtë në avantazh në Olimpico. Në minutën e 83’ Matic u kujdes që të shpëtonte Mourinhon nga humbja. Vazhdon mungesa e fitoreve në kampionat për verdhekuqtë. Dënimi i dhënë ndaj Juventus e mban të hapur derën për vendin e katërt (tani i zënë nga Milani, 4 pikë larg). Megjithatë, mundësia më joshëse për t’u kualifikuar në Champions League mbetet finalja e Budapestit kundër Sevilla.

Roma duhej të fitonte për të qëndruar në garën për Champions dhe të pozicionohej përpara Atalantës. Përballë, Salernitana nuk kishte asgjë për të luajtur përveç krenarisë së një sheshi që tani përshtatet shumë mirë në Serie A. Rezultati ishte një lojë e çuditshme (2-2), me granatat dy herë në avantazh (Candreva dhe Dia). Roma sidoqoftë gjeti energjinë (El Shaarawy dhe Matic) për të shmangur humbjen. Mendja e verdhekuqve është tashmë në Budapest e padyshim që ekipi nuk mund të funksionojë në maksimum. Nga ana tjetër, të besuarit e Paulo Sousa po bëjnë mirë, duke bërë një tjetër ndeshje pozitive në këtë pjesë të dytë të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *