• |
ide | kryesore

Vrasja në Kavajë/ Policia nis negociatat për dorëzimin e Habib Rexhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Habib



Zyrtarë të Komisariatit të Kavajës kanë zbarkuar në banesën e Habib Rexhës pasditen e sotme, autorit të vrasjes së Arjan Gosës një ditë më parë në një lokal në qendër të qytetit.

Mediat raportojnë se po negociohet me familjarët e tij me qëllim që ai të vetëdorëzohet. Mësohet se Rexha jetonte prej kohësh në Britaninë e Madhe. Ai ka hyrë në territorin shqiptar në datën 5 maj përmes Aeroportit të Rinasit, nga shteti britanik ku ai jetonte si emigrant i rregullt.

Ai kishte ardhur në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait të tij Altin Rexha, që mbeti viktimë e një përplasje me vëllain e Arjan Gosës në 29 Mars të këtij viti. Pas një sherri banal rreth dy muaj më parë, Gosa dhe Rexha qëlluan njëri-tjetrin me thikë dhe armë zjarri duke mbetur të dy të vdekur. Habib Rexha u identifikua nga kamerat e sigurisë.

Ai qëlloi Gosën kur ishte në kafe me babain e tij dhe u largua me vrap. Më pas ka marrë një makinë dhe ka udhëtuar drejt Durrësit ku ka humbur gjurmët. Policia ka vënë 10 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione që çojnë në kapjen e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *