• |
ide | kryesore

Çështja Beleri/ Një rast që Athina ti kërkojë BE-së bilancin e Reformës në drejtësi

Arkiva, Kryesore, Lajme
beleri drejtesia dendias



Ndonëse reforma e re e drejtësisë mban mbi vete njolla shumë më të mëdha, është dashur fatkeqësisht arrestimi i padrejtë i një kandidati minoritar për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, që personalitete të një niveli ndërkombëtar të hedhin hije dyshimi për atë që po ndodh në Shqipëri. Deri më tani, edhe BE edhe SHBA e kanë quajtur këtë reformë një “histori suksesi”. Ajo është përshkruar me termat “progres” dhe “përparim” edhe në raportet e përvitshme të Komisionit Europian apo ato të Departamentit të Shtetit. Liderët dhe politikanët perendimorë i kanë mbyllur sytë me pasivitetin e prokurorive dhe gjykatave tona ndaj krimeve ulëritëse zgjedhore dhe kleptokracisë të shndërruar në sistem.

Por, për herë të parë pas prangosjes së Fredi Belerit, dy ditë para zgjedhjeve lokale, shefi i diplomacisë së njërit prej 27 vendeve anëtare të BE-së ka hedhur dyshime për pavarësinë e organeve shqiptare të drejtësisë, të pjella nga reforma e zhvilluar me suportin dhe financimin e SHBA dhe Evropës. 

Lexo me tej:

Dokumenti i ri/ Fred Beleri mbetet në burg. Edhe SPAK njësoj si Vlora 

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua të hënën me homologen e tij Xhaçka për t’i shprehur shqetësimin për urdhrat politikë, që marrin gjykatat në vendin tonë. Ndonëse shefja e diplomacisë shqiptare i përmendi sloganin e Tiranës se mbi drejtësinë “as mund të paragjykohet, as mund të hamendësohet”, kjo nuk e bindi aspak Dendiasin.

Në një intervistë për televizionin Ant1, pasi SPAK dhe GJKKO konfirmuan lënien në burg të Belerit, ai tha: “jo vetëm qeveria greke, por edhe BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”. E më pas e vuri theksin tek drejtësia jonë: “Kur u themi të gjitha vendeve që janë në rrugën e anëtarësimit, se duhet të ketë drejtësi të pavarur dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet”.

Referenca me rastin Beleri dhe urdhërat politikë ndaj prokurorisë qe e qartë. Po të njëjtën gjë kishte bërë pak ditë më parë edhe kryeministri Micotakis, i cili kërcënoi se kjo sjellje do “ndikonte në rrugën Evropiane të Shqipërisë”. Ai tha se i ka bërë me dije kryeministrit Rama se “në këtë çështje nuk pranojmë lëshime për shtetin e së drejtës”.

Arrestimi i Belerit/ Reagon Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë 

Deri këtu, për shumëkënd mund të mos ketë ndonjë çudi. Opinioni shqiptar është mësuar me intervencionizmin e ekzagjeruar të politikës greke, sidomos kur vjen puna për çështjet e pronave apo të drejtave të minoritetit. Por ama, duhet theksuar se ky është rasti i parë kur qeveria e një vendi anëtar të klubit, vë në diskutim rezultatet e një reforme të mbështetur me kokëfortësi nga Brukseli, që për hir të fondeve të taksapaguesve evropianë që ka shpenzuar, refuzon me kokëfortësi të pranojë kapjen politike të drejtësisë. Dhe e keqja është se vala e shpërthyer në Athinë, një vend gjithsesi në konflikt interesi, po përhapet edhe matanë oqeanit.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan, senatori Robert Menendez, gjatë një mbledhjeje ku shqyrtoheshin çështjet e Ballkanit Perëndimor, hodhi dyshime për një arrestim të bërë dy ditë para zgjedhjeve. Dhe më pas ai e vuri theksin tek besueshmëria e gjykatave. “Qeveria greke ka theksuar se kjo çështje mund të pengojë rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë” tha ai, duke ngritur më pas pyetjen: “Çfarë po bëjmë ne për të verifikuar nëse autoritetet shqiptare dhunojnë shtetin e së drejtës? Cili duhet të jetë hapi ynë i radhës”?

Fitore si e Belerit/ Gurët që po lëviz Greqia për bashkinë e Himarës

Pra, si kurrë ndonjëherë më parë ka filluar të shtrohet pyetja nëse, pas një dekade përpjekjesh për reformën në drejtësi, kjo reformë e mbështetur nga perëndimi ka qenë një dështim. Nga këndvështrimi shqiptar këtu nuk ka asgjë të re. Prokuroritë, gjykatat, SPAK dhe GJKKO i kanë treguar publikut se janë në gjendje të durojnë mbi shpinë edhe njolla më të mëdha se arrestimi i minoritarit Beleri. Por ndoshta për perendimorët kjo mund të jetë pika e vogël që të derdhë gotën e mbushur. Sepse shpesh në politikën ndërkombëtare atë ç’ka s’e shtyn përpara morali dhe parimi, mund ta bëjë interesi. Dhe fakti që një nga vendet anëtare të BE po hedh hije dyshimi për atë që ka ndodhur prej 8 vitesh me drejtësinë shqiptare, mund të jetë një shtysë për të hapur petët e tërë lakrorit.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Lapsi iu ka zene syte urrejtja per Ramen dhe e keni humbur fare llogjiken. Po skeni faj ju, faji e kan ata qe vendosen Bejlerin per kandidat duke krijuar tere keto probleme. Iu e quni te padrejte arrestimin nderkohe se beni pyetjen ore po ky eshte kap duke blere vota apo jo?

    1. Miri krejt ok ne koment!!. Por duhet te shtojmë se reforma ne drejtësi eshte eksperiment per efektivitetin e gjobvenies …
      Himara shum OK me Belerin se me mafien e pseudo turizmit te miellit dhe korrupsionit

    2. ne planin e ngjarjes:
      o vlla nuk ka asnje prove per arrestimin ne flagrance!

      e di ca do te thote flagrance? te kapesh duke blere vota? ku jane provat? proava e vetme ishte beleri qe i jep leke atij qe i shet peshk.
      ska prova per arrestim ne flagrance cdo gje u be ne shperdorim dhe keqzbatim te ligjit.

      ne nje plan me te pergjishem ku fushepamja perfshin gjithe shqiperine, rama eshte nxitesi kryesor dhe urdheruesi i kesaj ngjarjeje sikurse eshte nxitesi dhe urdheruesi i prishjes se zgjedhjeve ne qarkun e shkodres lezhes durresit dhe tiranes, dibres, tiranes elbasanit. Ne keto qarqe zgjedhjet nuk ishin te lira e te ndershme, rezultati eshte deformuar me menyra te ndryshme, Ndersa ne fier vlore, korce gjirokaster nuk kishte nevoje pervecse ne dy tre njesi ,sepse jane zona qe votojne vete dhe ku strukturat mbledhin vota nepermjet favore brenda ish ppsh.

      beleri nuk eshte i pelqyeshem. por himrajotet ate duan. problemi eshte qe shumica e shiptareve nuk e duan ramen por rama rri ne pushtet me ane te bandave admistrates, pra shtetitt dhe me ane te trafikut te droges dhe korrupsionit

    3. Ndersa Beleri akuzohet se fshehtazi ofronte para ne kembim te votes, dhe arrestohet e mbahet ne burg, Kryeministri yne qe haptazi dhe ne menyre demonstrative televizive jo vetem ofroi para me thase nga buxheti shtetit, pervec parave dhe intimidimit me familjet mafioze Doshi, Luca, Frroku, Hasanbelliu e me radhe, por madje edhe kercenonte te linte pa fonde kundershtaret ne rast marrjes se pushtetit lokal, jo vetem qe nuk arrestohet por as ne mend nuk i shkon policise Rrumbullake, prokurorive pocaqi ne rrethe, apo mender “spartaneve” dhjeramane te SPAKut e me radhe.

  2. Drejtesia e re po I tmerron te korruptuarit dhe krejt llumin antishqiptar.Asnji lloj racisti,antishqiptari dhe urrejtesi ndaj kombit shqiptar nuk e ndal dot ringritjen e shqiptareve.

    1. Ha ha ha, je i mjere nese beson ate qe shkruan. Ramaforma eshte nje vegel qorre ne duart e diktatorit te ri shqiptar.

  3. Të gjithë perëndimorët e dinë mirë maskaradën e “drejtësisë” që po bëhet në Shqipëri, por as nuk i intereson të futen më thellë në këtë çështje.

    Në këtë rast u prekën interesat greke dhe u bë e madhe. Kaq e thjeshtë është. Nëse vendi përfiton nga kjo zallamahi dhe i “hapen petët lakrorit” aq më mirë, por mos mbani shpresë.

    Shum shum atë filogrekun do t’a nxjerrin nga burgu dhe Rama do lëpijë atë që ka pështyrë. Pastaj greku do t’a mbylli gojën dhe gjërat do vazhdojnë si zakonisht.

    1. fiks miri ashtu do ndodhe

      per fat te keq ridhjerja e ka cuar shqiperine ne gremine, dhe kur gremisesh nuk te ndal dot asgje.

    2. dhe me e keqja qe leprijes per tu pajtuar me grekun Rama do i bashkangjise ndonje koncesion ose leshim ne favor te grekerve dhe tia fuse popullit shqiptar pas shpine

  4. Dokumenti/ “Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”! CIA varros përfundimisht “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër

  5. Greqia ka 30 vjet qe burgos dye vret Shqiptar te pafajshem. Ku kane qene Perendimoret per keto ceshtje? Perendimi do Armiqte e Shqiperise dhe do zhdukjen e Shqiptareve. Enver Hoxha beti mire qe e izoloi Shqiperine

  6. ‘Bashkëpunojmë me PS…!’/ Duka kundër Berishës: PAA i njeh zgjedhjet, një rezultat i tillë është i pakontestueshëm.

  7. Konkluzioni i Bushat bolshevikut eshte femijor. Qeveria greke ka dhene te njetin mesazh ne keto 33 vjet, si para dhe pas reformes ne drejtesi. Nuk ka asnje ndyshim, si ne kohen e Saliut, Nanos dhe Rames. Eshte shantaz populist i nje qeverie te nje vendi te vogel dhe te varfer qe akoma jeton ne delirin e Greqise se vjeter te para 2000 vjeteve.

  8. Lapsi rubla, lapsi dhrahmia, qe per inat te vjerres ngeli duke u ai me mullixhiun. Ka qe pa e sha Rama qe po ben avokatin e Fredi Belerit. The dumbabistat rrota kari qe me fryjn antishqiptarizmit per inat te Rames. Flet lapsi per drejtesin shqiptare sikur ajo greke ka qen perfekte ne lidhje me shqiptaret. Ju meritoni perfundimisht te quheni kazan tradhetaresh. IK qihuni me Belerin tani. Ku arritet o mjeran

  9. A i ka blerë apo jo Beleri votat dhe sa ka blerë dhe e dyta , a paska qenë vetëm Beleri që paskej blerë vota në këto zgjedhje ?
    Kjo është çështja.
    Belerit edhe mundet ndoshta ti vërtetohet me “prova” se ka blerë nja 10 apo 20 vota
    Ama ka një “çështje ” qindra herë më të rëndë e flagrante .
    Sa vota ka përlarë në rrugë korruptive e deri kriminale Rama me sejmenët e tij ?
    Nuk po hyj në “duartë e pastra akullore” të Gjushit apo të Qifes po nga na doli Tom Doshi politikani më i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve që nuk e dëgjuam asnjëherë të komunikojë në publik si lider i social demokracisë shqiptare e të përlajë gjithë ato vota tek popullsia katolike shqiptare e veriut , më e persekutuara nga ish PPSH, sot PS. aleate e Tomës ?
    Nuk po hyj as tek thirrjet rrugaçërore të Ramës drejtuar grave shqiptare që nëse burrat e tyre duan të votojnë për opozitën, ato duhet ti tradhëtojnë këto burra e pasi ti mbyllin në shtëpi, të shkojnë e të votojnë për te.
    Epo dreqi e mori, po shqiptarët po tju prekej nderi i grave, ta numëronin mu në mes të ballit.
    Birboja dymetrosh , kujton se është qendra e botës e të gjitha femrat shqiptare janë gati të tradhëtojnë burrat e tyre për ta votuar ate.
    Ky nuk është thjeshtë një provokim apo shaka e trashë po një ofendim i madh për gjithë shqiptarët, femra e meshkuj, pasi femrat i trajton si bisht dredhura e burrat me brirë

  10. Kemi një afeksion për të brohoritur më të fortin. Shoqëria shqiptare është e skllavëruar, shitet e blihet,cecenet e salihut dhe maloket e skraparit metaj jan arrestuar per blerje votash,o cecen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *