• |
ide | kryesore

Deputetët dhe ministrat rrisin rrogat e tyre/ Shifrat, sa do të jenë pagat e reja

Arkiva



Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave. Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës.

Ky vendim erdhi pas përplasjes së deputetëve me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimajt, ku shprehën pakënaqësi lidhur me rrogën e tyre.

Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë të reja bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë të reja bruto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *