• |
ide | kryesore

Djemtë e Shakira-s, pjesë e videoklipit të saj muzikor

Paparazzi, Slider



Videoklipi më i ri muzikor i Shakira-s ka dy të ftuar shumë të veçantë- djemtë e saj, Sasha, 7 vjeç dhe Milan, 9 vjeç.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” postoi  së fundmi një pjesë të shkurtër të videos së saj të re muzikore në Instagram. Videoja fillon me Shakira duke kënduar në piano dhe dalëngadalë fillon të fokusohet në fotot e dy djemve të saj. Më pas , Sasha fillon të këndojë dhe të luajë në piano, i ulur pranë nënës së tij.

“Këtë vit, Milan ka shkruar këngë që më kanë përlotur nga emocionet dhe Sasha ka kaluar orë të tëra në piano, duke gjetur zërin e tij”, ka shkruar artistja. “Të dy kanë qenë pranë meje në studio dhe pasi dëgjuan këtë këngë kushtuar atyre më kërkuan të merrja pjesë”.  “Milan dhe Sasha, është shumë bukur të shohësh se si ndiqni ëndrrat tuaja! Nuk ka asgjë që më bën më të përmbushur sesa të jem nëna juaj.” Shakira ndan dy djemtë me Gerard Pique.

Edhe pse dyshja u ndanë në qershor 2022, ajo u shpreh se po bën gjithçka që mundet për të “fshehur” situatën nga fëmijët e saj. “Përpiqem ta bëj dhe t’i mbroj, sepse ky është misioni im numër një në jetë”, tha këngëtarja më parë për ELLE.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *