• |
ide | kryesore

“E pashë, e vrava”/ Zbardhet dëshmia e Habib Rexhës pas dorëzimit në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Habib



Është vetë-dorëzuar në polici këtë të martë 31-vjeçari Habib Rexha, vrasësi i Arian Gosës në Kavajë pasditen e së dielës. Rexha qëlloi me një plumb në kokë Gosën në prani të të atit të moshuar teksa po pinin kafe në një lokal. Rexha u vetë-dorëzua pas afro 48 orësh nga ngjarja e rëndë pas negociatave me familjen e tij. Në një dëshmi paraprake që ai u ka dhënë efektivëve të policisë ka thënë se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar më herët dhe se vrasjen e ka kryer pa e menduar gjatë.

“Gjithçka e bëra pa e menduar. E pashë dhe e vrava”, – u ka thënë ai efektivëve të policisë së Kavajës. Ai ka rrëfyer se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Sipas të njëjtave burime 31-vjeçari është shprehur se ka qenë në një makinë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

“I kërkova mikut tëparkonte pak metra larg lokalit dhe shkova e qëllova me pistoletën që mbaja me vete” – u ka thënë ai hetuesve. Rexha u ka thënë hetuesve se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës.

Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë. Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet. Sot, Rexha u vetëdorëzua, madje përmes një video deklaroi se kjo u bë me dëshirën e tij.

Habib Rexha vrau të dielën me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arjan Gosa. Habibi është vëllai i Altin Rexhës që u vra nga Armand Gosa në 29 mars në këtë qytet ku edhe vetë Gosa humbi jetën. Gjithçka nisi nga një sherr banal. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po perpiqet ti shpetoje denimit per “vrasje me paramendim” per tu denuar per “vrasje me dashje” edhe ia hedh me 15 vite burg. Ndryshe rrezikon 25 vjet deri ne burgim te perjetshem. I paska bere konsultat ne arrati me avokatin, plus mase lehtesuese per vete-dorezim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *