• |
ide | kryesore

E rëndë, 28 vjeçarja shqiptare vritet nga burri i saj në Gjermani

Lajme, Të fundit



Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe dyshohet se e reja me orgjinë shqiptare u vra nga burri i saj.

Raportohet se vrasësi dhe viktima janë nga Mitrovica. Viktima është identifikuar si Jetmira Beka. Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Çifti ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *