• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Arjan Gosës/ Makina e përdorur në krim nuk ishte në pronësi të autorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arjan



Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa. Ky detaj bie në sy pasi Policia e Kavajës ka mësuar se automjeti që 31-vjeçari, i cili është ende në kërkim, ka përdorur ditën e ngjarjes ka qenë i sapoblerë. Makina tip “Volksvagen” rezultoi të ishte në pronësi të një qytetari tjetër ende dhe jo në emër të Rexhës.

Pronari i ligjshëm i mjetit u shoqërua në komisariat ku ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Rexhës, por të dy ende nuk kishin bërë një kontratë noteriale për të kaluar edhe pronësinë e mjetit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Rexha ka pasur ndonjë bashkëpunëtor në ngjarjen e tij.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i “fortë” në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.



1 Comment

  1. Ju vetem gazetare nuk jeni.
    E keni 100% gabim kronologjine e ngjarjeve.
    Shpresoj te jete budallallik nga ana juaj dhe jo e qellimte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *