• |
ide | kryesore

Matthaus zbulon përse Bayern nxitoi të shkarkonte Nagelsmann: “Juventus ishte duke marrë Tuchel”

-Instant, Sport
Tuchel



Me humbjen në shtëpi kundër Leipzig dhe fitoren e Borussia Dortmund kundër Augsburg, Bayern Munich e gjen veten në mënyrë sensacionale të dytin në renditje. Vetëm një javë nga fundi, bavarezët janë dy pikë pas verdhezinjve. Një situatë e paimagjinueshme në startin e sezonit, me Bayern që e nisin si zakonisht si favoritë. Ndryshimi i trajnerit që ndodhi në mars, me shkarkimin e Nagelsmann dhe punësimin e Tuchel, nuk solli përfitimet që shpresonte drejtuesit. E sot duket gjithnjë e më i pakuptueshëm. Legjenda e klubit dhe e kombëtares gjermane Lothar Matthaus foli për Goal.com, duke zbuluar një histori interesante.

Trajneri aktual i Bayern, në mars do të përfundonte në Itali. Matthaus e nisi duke komentuar vendimin e Bayern Munich për të zëvendësuar Nagelsmann me Tuchel: “Ishte një surprizë e madhe për shumë njerëz, jo vetëm për mua. Ai bëri një punë të mirë dhe fitoi Bundesligën. Ndoshta ai nuk ishte shumë i mirë në Champions në vitin e tij të parë, por këtë vit fitoi kundër PSG, Inter dhe Barcelonës dy herë. Ai nuk ishte perfekt në Bundesligë, por ishte duke udhëhequr. Në fillim mendova se ishte një shaka, por nuk ishte 1 Prilli”.

ZBULIMI I MATTHAUS

“Është vendim i klubit, në fund të fundit, lojtarët nuk pajtohen të gjithë me trajnerin në dhomën e zhveshjes. Por shumë prej tyre ishin të kënaqur me të dhe folën mirë kur u largua. Për shembull Goretzka dhe Kimmich. Ndodhi diçka që ne nuk e dimë. Tifozët ishin të kënaqur me të, nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe çfarë e shtyu Bayernin të merrte këtë vendim. Unë personalisht nuk e di”.

Sipas ish-mesfushorit të Interit, pas vendimit të papritur për të shkarkuar Nagelsmann dhe për të nënshkruar menjëherë me Tuchelin, qëndronte fakti që në atë moment ish-trajneri i Chelsea ishte shumë afër një klubi italian: “Tuchel ishte afër Juventusit – tha Matthaus troç -. Ndoshta një problem me situatën e portierit ishte arsyeja pse Nagelsmann u largua, nuk e di. Por në atë moment Bayern ishte nervoz dhe Tuchel ishte afër Juventus”, përsëriti ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *