• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i “Thor”

Paparazzi, Slider



Aktori Ray Stevenson, i cili portretizoi personazhin Volstagg në Thor ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për E! News.

Ndërsa detaje të mëtejshme rreth ndarjes nga jete ende nuk janë bërë publike, Stevenson thuhet se kishte nisur xhirimet për projektin e tij të fundit, Cassino in Ischia. Përveç punës së tij në Thor, aktorit së fundmi u shfaq si Scott Buxton në filmin RRR, i cili fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale në Oscar 2023 dhe  “Naatu Naatu”  u bë kënga e parë indiane që fitojë një çmim Academy Award.

Pasi lajmi për vdekjen e Stevenson u publikua, faqja e filmit në Twitter i bëri homazhe atij. “Çfarë lajmi tronditës për të gjithë ne!” thuhej në postim. “Pusho në paqe, Ray Stevenson. Ti do të qëndrosh në zemrat tona përgjithmonë.”

Ray  – i cili hyri në industrinë e filmit me Theory of Flight të vitit 1998 – u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive gjatë gjithë karrierës së tij, si në Romën e HBO-së, e cila u shfaq nga 2005 deri në 2007. Në vitin 2010, ai luajti së bashku me Will Ferrell dhe Mark Wahlberg në komedinë e tyre The Other Guys si Roger Wesley. Po atë vit, ai u shfaq gjithashtu në filmin e Denzel Washington The Book of Eli./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *