• |
ide | kryesore

Pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”, dënohet me burg 19-vjeçarja shqiptare në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bleona Tafallari, është dënuar me 4 vite burg në Itali.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë nga Kosova, ishte pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”, ndërsa vetë njihej me nofkën “Luanesha e ISIS”.

Bleona Tafallari, rezulton se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe ishte gati të shkonte për të luftuar. Ajo është arrestuar më 17 nëntor të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, shkruan gazeta italiane, Il Giorno.

Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, 19-vjeçarja kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”.

“Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej. Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me emoj me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe dhe video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.



5 Comments

  1. Dokumenti/ “Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”! CIA varros përfundimisht “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *