• |
ide | kryesore

Shoqërohet shoku i Habib Rexhës/ E ndihmoi të shkonte në Kukës pas vrasjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kavajë habib



Policia e Kavajës ka shoqëruar mbrëmjen e kësaj të marte edhe një person tjetër i cili dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi vrau Arjan Gosën pasditen e së dielës në këtë qytet. Mësohet se është shoqëruar në komisariat, Ervis Kurti me të cilin Habib Rexha është larguar nga Durrësi drejt Kukësit.

Rexha u vetë-dorëzua në polici këtë të martë pas negocimit me familjarët e tij. 31-vjeçari e qëlloi Arjan Gosën me një plumb në kokë në prani të të atit të moshuar teksa po pinin kafe në një lokal.

“Gjithçka e bëra pa e menduar. E pashë dhe e vrava”, – u ka thënë ai efektivëve të policisë së Kavajës. Ai ka rrëfyer se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Sipas të njëjtave burime 31-vjeçari është shprehur se ka qenë në një makinë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

“I kërkova mikut të parkonte pak metra larg lokalit dhe shkova e qëllova me pistoletën që mbaja me vete” – u ka thënë ai hetuesve. Rexha u ka thënë hetuesve se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *