• |
ide | kryesore

Video/ Ushqimi i mirë, stadiumi e orët e zgjatura të punës: Sylvinho, ditët shqiptare e sfidat e qershorit

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Sylvio Mendes Campos Junior e nisi aventurën e tij me Shqipërinë në janar, kur bëri prezantimin, përpara nisjes së fushatës kualifikuese për Gjermani 2024. Që prej asaj dite Sylvinho, bashkë me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta, Dorival Guidoni Junior dhe stafin teknik nisën ndërtimin e skuadrës për këtë rrugëtim të ri. Një risi, braziliani i parë në pankinën shqiptare, e solli ende pa debutuar. Ai u bë trajneri i parë i huaj me kohë të plotë jetese në Shqipëri.

E tani, pas katër muajsh në vendin tonë, Silvinjo jep impresionet e tij për Shqipërinë. Braziliani ka analizuar debutimin ndaj Polonisë dhe tregon ndjesitë e tij para sfidës së dyfishtë të qershorit: “Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur, eksperiencë e madhe në jetën time. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë gjithashtu shumë të sjellshëm. E nisim ditën e punës në ora 9:00 dhe jemi në zyrat e FSHF-së deri në ora 16:00 apo edhe deri në ora 18:00. Kemi pasur rastin të punojmë me djemtë e Kombëtares në fushë herën e parë për ndeshjen me Poloninë. Janë seriozë në punë dhe profesionistë të nivelit të lartë. Jam i kënaqur prej tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu”, – thotë trajneri i Kombëtares në një intervistë për Fshf.org.

TAKIMET ME LOJTARËT, ÇFARË U THA…

Sylvinho nuk ka shumë që u kthye nga një tur vizitash në Europë për të takuar personalisht lojtarët e për ti parë në ndeshje. Braziliani kërkon të ndërtojë mardhënie miqësore me grupin, por edhe të njohë gjendjen për shumë prej atyre që munguan në debutim: “Herë pas here shkojmë në Itali, Zvicër, Portugali, Spanjë apo Angli. Qëllimi është të takojmë dhe flasim me lojtarët, për t’i dëgjuar ata. Besoj shumë te kjo punë, që të shkosh te lojtari aty ku është. Të flasësh me të sy më sy dhe të dish se si është, për të krijuar marrëdhënie të mira me ta. Kjo është ajo që ne po bëjmë – tha Sylvinho -. Takojmë edhe lojtarë të cilët janë të dëmtuar. Më vjen shumë keq kur një lojtar nuk mund të zbresë në fushë dhe të stërvitet. Por edhe një përqafim dhe një takim me ta është një moment i rëndësishëm për ne. Në kuptimin që pas përfundimit të kampionateve duhet menaxhuar rikthimi i lojtarëve të ftuar në grumbullim për ndeshjet e Kombëtares”.

SFIDA E DYFISHTË E QERSHORIT

Qershori pothuaj erdhi, përpara janë dy sfidat e radhës të kualifikueseve, ato ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë. Dy sfida shumë të rëndësishme për kualifikimin në Europian. “Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ne nisim rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë fort për objektivin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë. Një stadium i ri e i bukur dhe tifozët do të na mbështesin, të na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën. Kjo është diçka shumë e rëndësishme – vlerësoi tekniku -. Ne zbresim në fushë për të dhënë 100%, me shumë dëshirë. E tifozët presin nga ne që të tregojmë në fushë zemrën dhe shpirtin e duhur, organizim të mirë, ritëm dhe atë që duam ne nga kjo skuadër. I kemi këto elementë, lojtarët janë të bindur për këtë objektiv dhe shkojmë për të bërë një ndeshje të mirë, jam i bindur. Forca Shqipëri!”, përfundoi Sylvinho.

https://youtu.be/se7DNiColfE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *