Është vetë-dorëzuar në polici 31-vjeçari Habib Rexha, vrasësi i Arian Gosës në Kavajë.
Rexha qëlloi me një plumb në kokë Gosën në prani të të atit, teksa po pinin kafe në një lokal.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari Ervin Leka, i cili tha se Rexha u vetë-dorëzua pas afro 48 orësh nga ngjarja e rëndë.
Vetëdorëzimi i tij erdhi pas negociatave të shumta të policisë me familjarët e autorit.
Kujtojmë se kjo ngjarje e kishte zanafillën rreth 2 muaj më parë, ku vëllai i Arian Gosës, Edmondi, u vra gjatë një konflikti me vëllain e Habib Rexhës, Altinin, ku mbetën të vdekur të dy.