• |
ide | kryesore

“Ik nga Torino, mercenar”. Di Maria sherr me një tifoz: “Ti nuk e meriton Juven”

-Instant, Sport
Di Maria



Humbja ndaj Empolit praktikisht i zeroi shanset e Juventus për të hyrë në Champions League të ardhshëm. E tani ka nisur edhe gjuetia për fajtorin në rrjetet sociale. Në shënjestër Angel Di Maria i cili, i sulmuar ashpër, iu përgjigj në të njëjtën mënyrë akuzuesit të tij. “Ik nga Torino. Ti Paredes dhe të gjithë mercenarët që nuk e dinë se çfarë do të thotë të kesh fanellën e Juventus”, ishte postimi (i pastruar nga disa ofendime) që shkaktoi reagimin e Fideos: “Ai që nuk e meriton fanellën e Juventus je ti. Sepse skuadra dhe lojtarët në pankinë janë me Juven 100% deri në fund. Kjo që po bën ti është të tregosh që je me Juventus vetëm në të mirë dhe jo në të keq.Të dërgoj një përshëndetje të madhe . Unë deri në fund. Jo si ty”.

PËRGJIGJA PËR TIFOZIN

REPLIKON EDHE GRUAJA E FIDEO: “NUK ËSHTË AI TRAJNERI”

Pas përplasjes mes tifozit të Juventus dhe Angel Di Maria, edhe gruaja e lojtarit, Jorgelina Cardoso, ka replikuar në rrjetet sociale në spanjisht: “Nuk është ai që përgatit ekipin, nuk është ai trajneri, nuk është ai që preferon të presë prapa. Hesht, je budalla apo po paguhesh për ta bërë këtë?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *