• |
ide | kryesore

Mourinho i indinjuar me dënimin e Juventus: “Allegri e skuadra i kanë marrë pikët në fushë”

-Instant, Sport
Mourinho



Roma u përplas te Salernitana, duke komplikuar planet drejt garës për në vendin e katërt. Tashmë shansi Europa League mbetet i vetmi për t’iu bashkuar kupës më të rëndësishme kontinentale. Por Jose Mourinho duket se është më i shqetësuar për dënimin që penalizoi Juventus me dhjetë pikë dhe e shpjegon përse.

Vendimi ka lënë gojëhapur të gjithë ekspertët e fushës për shkak të kohës dhe metodave. Me dy ndeshje ende për të përfunduar kampionatin, renditja u përmbys përsëri, për të tretën herë këtë sezon për të qenë të saktë. José Mourinho nuk është dakord dhe shprehu këndvështrimin e tij në fund të ndeshjes kundër Salernitanës: “Penaliteti ndaj Juventus është një shaka për mua. Mësohet kjo gjëja me ende dy ndeshje për të luajtur. Kjo vlen për ne dhe për Juventus”.

Mourinho nuk e vlerësoi as kohën e drejtësisë sportive të Prokurorisë së FIGC-së, për dhënien e dënimit pak minuta para ndeshjes së Juventus, dy javë nga fundi: “Po të më kishin thënë dy ditë më parë do të kisha futur një tjetër formacion kundër Monzës dhe Bolonjës. Juventusi fitoi pikët në fushë dhe Allegri dhe lojtarët janë profesionistë, më vjen keq për ta. Ky penalitet cënon vlefshmërinë e kampionatit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *