• |
ide | kryesore

Një ditë e re një problem i ri për Shakira

Paparazzi, Slider



Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për muzikën.

Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” , pjesë të së cilës ishin edhe dy fëmijët që ka me Gerard Pique-n, Milan dhe Sasha.

Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika edhe te fansat e artistes së famshme, të cilët menduan se ishte e tepruar.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që ka shkaktuar “Acrostico” pasi thuhet se Paula Matheus e ka akuzuar që ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”.

“Dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë. Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi. Është e vërtetë që duken njësoj, por kjo është një gjë e mirë”.

Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *