• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga makina në Lapardha, në pranga 34-vjeçari në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi qëlloi me armë zjarri në Lapardha. Në hetim është vënë shoku i tij. 34- vjeçari i identifikuar si Hektor Dyrmishi është arrestuar nga policia në Berat pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në Lapardha.

Rreth orës 20:30, dyshohet se Dyrmishi ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *