• |
ide | kryesore

Rritja e pagave për deputetët, Sali Berisha: Betejë në Parlament

Lajme, Të fundit
berisha



Nesër pritet që në Parlament të diskutohet dhe votohet projektligji për rritjen e rrogave për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe ministrat e deputetët të cilët një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë i dyfishuan vetes pagat.

Duke folur për këtë çështje, Sali Berisha tha se për të më e rëndësishme është që në Shqipëri të vendoset minimumi jetik prej 200 Euro.

“Emergjenca e emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 Euro. Ndaj dhe ne do kërkojmë në mënyrë të prerë hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e mimimunit jetik.

E kemi premtuar dhe gjatë fushatës, Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të përballuar, ndaj dhe minimumi jetik nënkupton këtë që nuk ka shqiptarë që nuk do ketë 200 Euro pagë mujore për ekzistencën e tij. Nuk është e vërtetë që kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është një shtesë mbi pensionet po, një shtesë mbi ndihmën ekonomike po, një shtesë mbi ata që s’kanë asgjë, por kjo është plotësisht e përballueshme dhe ju garantoj që çdo shtet do tregonte përgjegjësinë më minimale ndaj qytetarëve të vetë, katastrofën e pagave do ta fillonte me minimumin jetik.

Ndaj dhe ne në parlament do bëjë një betejë të fuqishme për të amenduar ligjin dhe filluar jo nga rrogat e deputetëve, Presidentit dhe ministrave por nga minimumi jetik. Është plotësisht i përballueshëm. Mendoj të përgatisim amendamentin ta dorëzojmë dhe nesër kjo është tema jonë në parlament”, u shpreh Sali Berisha.



14 Comments

    1. mos i beso se te teren propagande per te hedhur hi syve e ka. Ne pushtet kaq qene e po te kishte dasht do e kishte vene “minimumin jetik”

      1. raportet thone qe nga 2005 deri ne 2013 pagat u dyfsiahn dhe varferia u zvogelua. je i mrepritur te flasesh me shifra mbi varferine dhe emingrimin masiv .

    2. Histori mashtrusash mblidhen se u dhemb barku per popullin dhe me kete rast rritin rrogat e tyre Me keto rroga te larte dhe pensione qe ka populli jone i varfer do perfitoje 10% me pak fjale populli perfiton 5 kg domate ne muaj me keto çmime qe kane arritur ndersa qe marrin 10 fishin e popullit do ju dyfishoet rroga absurde . 1 fjale edhe per opoziten nese do kishte opozite Perse keta nuk kerkojne njere te dyfishoen rrogat dhe pensionet dhe pastaj te dyfishoen rrogat e tyre ???

  1. Sale.. Po si mor burre te qiu rendshem Rama.
    Po nuk i ka lezet figures tende, qe te shkerdhej nje piktor.
    Po kaq posht paske ren o njeri.

    1. se je ti injorant me vetedije s eshte faji i ProfDrBerishes,.

      Te djathtet kane program njerezor , jo globalist liberalist te tipit proletariati nderkombetar dhe vari trapin shoqerise.

      Minimumi jetik eshte i nevojshem sepse nxjerr njerezit nga skamja dhe skllaveria moderne. i fut ne mekanizmin e konkurrences dhe tregut.

      por tregu ne shqiperi eshte i kapur nga partia shtet, dhe njerezit jane skllever si ne komuinizem sepse i kercenojne te buka e gojes, biznesi prona, familja

      politika e berishes eshte e djathte tipike ne funksion te lirise, zhvillimit , tregut te lire dhe shtetit te se drejtes

  2. Kemi një afeksion për të brohoritur më të fortin. Shoqëria shqiptare është e skllavëruar, shitet e blihet,o loqe pse nuk e beri salihu minimumin jetek 8 vjet ne pushtet

  3. Shqiptaret brohorisnin : Ne litar,ne litar! kur rregjimi i denonte me vdekje kundershtaret politike dje ,sot e ka fajin Saliu edhe kur ky kerkon qe te ngrihen rrogat e me te varferve dhe pensionet qesharake me 100 mije leke muaji.E cuditen pse shqiptaret vetem braktisin vendin. Injoranca eshte forca e regresit

  4. Kete mesazh e kam per Ali Beun qe thote se rroga duhet rritur qe hajduti mos te vjedhi me.

    Historia e nje mbreti kur kuptoje se oborrtari vidhte, kur e kapen dhe e pyeten vodha tha se sme del rroga.
    Atehere mbreti ja rriti rrogen, mirpo oborrtari perseri vodhi, dhe kur mbreti e pyeti prap, perseri tha nuk me del.

    Ja rriten prap, e keshtu mbreti rrit, oborrtari viedh.
    Pasi u tej rrit rroga, mbreti tha: Futeni ne burg se nuk eshte rroga problemi por hajduti mbetet hajdut edhe sikur tja cosh rrogen ne stratosfere.

    Tjeter rast,

    Aktorja Winona Ryder, futet ne market dhe vjedh nje send. Kur diktohet dhe merret ne pyetje tha:

    Nuk e vodha se nuk kam leke per ta blere, por me pelqen ta marr qyl.

    Prandaj o Ali Be, mos ja fut pordhes kot, hajduti mbetet hajdut dhe nuk eshte rroga problemi, Problemi eshte qyli i hajdutit, me ate qe lexova ne nje portal tjeter se rroga rritet mos te vidhet. By Ali Beu!

    Pallavra!

  5. Për të pa emrin 15:19. Dukesh që shkruan sa për propagandë si patronazhist që je.Se ke idenë çdo të thotë të jesh i djathtë.Programi i saj është njeriu, familja e mirëqenia e tyre. Liri sipermarje ,taksa të ulëta konkurencë e pastër.Dhe mbi të gjitha shtet funksional e ndarje pushtetesh. Luftë kundër krimit e korrupsionit.A ka ndonji ngjashmëri me programin e Ramës nëse ka?

  6. U dha shpërblimi hajdutëve për vjedhjen katastrofike të zhjedhjeve. Lexova një artikull tek SYRI . NET dhe po e komtoj këty, sepse ata të SYRIT e kanë hequr mundësinë e komenteve, mbasi nuk i pëlqen që dikush i shan ose i kritikon. Në atë artikull është bërë krahasimi i rrogave të rritura me ato që ishin përpara, si të BABA-LLARËVE të kombit ashti edhe të shërbëtorëve të popullit, mësues, mjek, infermjer…shitësa etj. Bie në sy një injorancë ekstreme e shkruesit i cili krahason rrogat e rritura me vlerën e lekut të ri, krahasuar me rrogat e egzistuese me vlerën e lekut të vjetër të vitit 1964. Shpesh i kam pas kritikuar për këto lloj dallaveresh që disinformojnë me qëllim. Madje këshilluar të lexojnë çfarë kanë shkruar përpara se ti botojnë. Qesharake që vendosin “w”në vend të “ë” duke mbartur gabime trashanike etj. Kush të kritikon të don.

  7. U dha shpërblimi hajdutëve për vjedhjen katastrofike të zgjedhjeve. Lexova një artikull tek SYRI . NET dhe po e komentoj këty, sepse ata të SYRIT e kanë hequr mundësinë e komenteve, mbasi nuk i pëlqen që dikush i shan ose i kritikon. Në atë artikull është bërë krahasimi i rrogave të rritura me ato që ishin përpara, si të BABA-LLARËVE të kombit ashtu edhe të shërbëtorëve të popullit, mësues, mjek, infermjer…shitësa etj. Bie në sy një injorancë ekstreme e shkruesit i cili krahason rrogat e rritura me vlerën e lekut të ri, krahasuar me rrogat e egzistuese me vlerën e lekut të vjetër të vitit 1964. Shpesh i kam pas kritikuar për këto lloj dallaveresh që disinformojnë me qëllim. Madje këshilluar të lexojnë çfarë kanë shkruar përpara se ti botojnë. Qesharake që vendosin “w”në vend të “ë” duke mbartur gabime trashanike etj. Kush të kritikon të don.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *