• |
ide | kryesore

Rritja e rrogave/ Dyfishim për deputetët dhe indeksim për të tjerët

Arkiva, Kryesore, Lajme



Irritimi që provokoi rritja e pagave për deputetët dhe ministrat nuk lind vetëm nga fakti që klasa jonë politike perceptohet si më e korruptuara në të gjithë Europën. Shkak është bërë edhe një dallim shumë i madh mes kategorive që përfitojnë nga rritja e pagave nesër në parlament.

Kategoria e parë janë deputetët, ministrat, kryetarja e kuvendit dhe kryeministri, të cilëve rroga gati do t’u dyfishohet, ndërsa pjesa tjetër janë policë, mjekë, ushtarakë, mësues dhe nëpunës të tjerë të administratës, të cilëve paga do t’u indeksohet.

Komisioni i Ekonomise gjate mbledhjes ku diskutohej rritja e pagave per deputetet dhe ministrat

Arsyetimi që bënë deputetët ndërsa bëheshin gati të votonin për rritjen e rrogave të veta ishte se pagat e drejtorëve dhe këshilltarëve kishin shkuar më lart se të vetë ministrit. Kjo mungesë logjike, që sfidonte hierarkinë shtetërore u diskutua në Komisionin e Ekonomisë para se të vonohej një nismë nuk zgjati shumë dhe mori dakortësinë e mazhorancës dhe deputetëve të PD-së. Pa një pa dy, në komision u miratua dyfishimi i rrogave për deputetët, për ministrat, kryetaren e parlamentit dhe për kryeministrin.

Paga e deputetëve nga 156 770 lekë shkon në 310 250 lekë.

Paga e ministrave nga 174 760 lekë shkon në 318 750 lekë.

Paga e kryeministrit nga 228 000 lekë shkon në 393.125 lekë.

Paga e Kryetarit të Kuvendit nga 228 000 lekë shkon në 393.125 lekë.

Por cili është ndryshimi në rritjen e rrogës së deputetëve dhe pjesës tjetër të nëpunësve shtetërorë?

Nga shifrat më lart, dallohet se për deputetët kanë bërë një kapërcim kolosal për shumat e parave me të cilat paguhen, gati duke e dyfishuar rrogën e tyre. Për pjesën tjetër të administratës rritja është në kufijtë e indeksimit.

Ndiqparatë.al ka bërë një analiza të hollësishme të rritjes së pagave për të gjitha kategoritë që përfitojnë si mjekë, ushtarakë, mësues, efektivë të mesëm të policisë etj.

Nga përllogaritjet del se rritja e parave për këto kategori është afër vlerës së inflacionit, që vitin e kaluar ishte 6.7%, madje në shumë raste në një vlerë më të ulët. Vetëm në pak raste, pagat e rritura janë në vlera më të larta se shifrat e inflacionit, aty ku flitet për rritje reale të pagave. Në asnjë prej kategorive të tjera, pagat nuk kanë pësuar rritjen e lartë që deputetët dhe ministrat kanë bërë për veten e tyre, sipas analizës më poshtë:

Arsimi Para – Universitar.

Paga e një mësuesi në arsimin fillor me Master ose ekuivalent është rritur nga 62 000 lekë në 65 400 lekë, vlerë nominale rritje 3400 lekë, ose 5.5%.

Në fakt paga reale (pas inflacionit) ka pësuar ulje me minus 1.2%.

Paga e një mësuesi në shkollat e arsimit të mesëm është rritur nga 68 900 lekë në 72 800 lekë, rritje me 5.7%.

Kjo nënkupton që paga reale e tij ka rënë me 1%.

Një edukator në kopsht fëmijësh merr pas Prillit 55 400 lekë, kundrejt 52 500 lekë që merrte më parë. Rritja është në masën 5.5%, por në realitet ai mund të blejë 1.2% më pak të mira (produkte dhe shërbime) se më parë, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në finale Arsimtarët qëndrojnë në nivele të ulëta rritje të cilat po ti indeksojmë ne Inflacionin kanë të ardhura që nuk u garantojnë të njëjtën fuqi blerëse si një vit më parë.

Shëndetësi.

Mjek në hierarki të ndryshme kanë rritje të ndryshme. Përllogaritja që bëmë është sipas rritjes së pagës bazë dhe shtesave bazë pa llogaritur vjetërsitë. Mjekët specialist kanë përfituar një shtesë në pagë të deklaruar bruto prej 50 000 lekë. Nëse llogarisim rritje nominale dhe rritje reale në disa raste rritja reale flet për rezultat negativ dhe te munguar.

Një infermier me Master përfitona rritje vetëm 3400 lekë apo 5.5% që po të kalkulojmë edhe Inflacionin paga si instrument i fuqisë blerëse shënon ulje me minus 1.2%.

Efektiva Policie.

Paga e një Polici, Inspektor, u rrit nga 57 500 lekë në 61 500 lekë, rritje me 7%. Duke marrë nivelin e inflacionit për vitin 2022, rritja reale është vetëm 0.3% pasi inflacioni vjetor prej 6.7% ja ul fuqinë blerëse pagës.

Një Inspektor i dytë merr një pagë pas prillit, në masën 64 000 lekë nga 59 800 lekë që merrte përpara. Rritja nominale e pagës është 7%, por rritja reale është vetëm 0.3%.

Edhe këtu flasim për rritje të bazës pa përfshirë rritje për efekt vjetërsie e cila mbetet 2% e bazës, raporton Ndiqparatë.al.

Ushtarakët.

Pagat e punonjësve të Forcave të Armatosura u shtuan ndryshe nga pagat e punonjësve të tjerë buxhetor, në muajin mars, me vendimin nr. 102, datë 01.03.2023.

Përgjithësisht pagat e punonjësve në Forcat e Armatosura u rritën me nivelin 7%, pra në njëfarë mënyre u indeksuan me nivelin e inflacionit dhe pësuan rritje reale me 0.3%.

Policia e Burgjeve.

Një Inspektor në Burgje të Sigurisë së lartë pas Prillit 2023 merr 76 00 lekë, nga 70 400 lekë që merrte përpara. Rritja është në masën 8%, që do të thotë rritja reale është 1.3%.

Një Komisar në Burgje të Sigurisë së Lartë që merrte 89 000 lekë para Prillit, pas prill 2023, do të marrë 94 500 lekë. Rritja nominale është në masën 6.2% por me këto para ai do të blejë 0.5% më pak produkte dhe shërbime për shkak të rritjes së kostos së tyre llogaritur inflacion.

Stafe Mbështetëse Administratë.

Qeveria Shqiptare me anë të vendimit nr. 242, datë 20.04.2023, ndryshoi edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës, ku futen punonjës si roje, sanitare, recepsionist. Në këtë kategori punonjësit futen pikërisht pjesa më e madhe e punonjësve që kanë pasur paga më të ulëta sesa paga e re minimale prej 40 000 lekë. Prandaj ky vendim ka qenë detyrim ligjor për tu miratuar.

Një punonjës pastrimi sanitar pas Prillit 2023, paguhet 40 000 lekë, ndërkohë që kishte më parë pagën minimale prej 34 000 lekësh.

Një shofer i kryeministrit merr pagë 43 000 lekë, ndërkohë që merrte 37 700 lekë. Rritje me 14.1% e pagës nominale dhe 7.4% e pagës reale.

Paga e një punonjësi të ruajtjes së rendit në Gjykata bëhet 45 500 lekë nga 41 000 lekë që ishte më para. Rritja nominale është 11%, ndërkohë që rritja reale është 4.3%. Në përgjithësi paga e këtyre punonjësve është rritur në këto nivele, duke shënuar rritje reale të pagës nga 1.7% deri në rreth 11%.

Arsimi Universitar.

Profesorëve u është rritur paga me rreth 28%, përkatësisht nga 121 000 lekë në 155 400 lekë. Në ndryshim nga rritjet e tjera, arsimi i lartë parashikon vetëm pagat e stafeve akademike dhe ato mbulohen pjesërisht nga buxheti i shtetit e pjesërisht nga vetë institucionet me të ardhurat e institucionit kryesisht nga tarifa të studentëve. Ky lloj ndryshimi mund të kërkoje veç VKM së edhe vendimmarrje nga Universitetet çka parashikon se mund të mos finalizohet ne Prill.



16 Comments

  1. Turp , turp , turp. Kam dale ne pension pasi punova plot 43 vjet e vazhdoj akoma te punoj dhe mar pension rreth 300 mije lek (te vjetra).
    Ndihem shume i fyer pasi lexova tabelen e pagave te ndryshuara , me siper.
    Eshte normale qe nje zyrtar i larte do mari me shume se nje pensionist , por jo diference kaq te madhe.

    1. I paemer i ores 19:54.Ti ke te drejte por?…Edhe une puniva ne bujqesi 38 vjet e marr 160 mije leke te vjetra.Ka shume fshatare qe nuk marrin me shume se 100 mije.Mendo cfare te blesh me kaq pak leke.Por mps u merzit vella,qeveria jone po mendon edhe per ne.Ne fund te vitit do na jape nje cerek gjeldeti per te festuar vitin e ti.Me shume nuk mundet.Fajin e ka nongrata, Saliu

    2. Ndaj edhe Gjekmarkaj shkrun fort prralla nga ato patetiket , qe te justifikoje me mire rrogen dyfish. Hajde hajdutokraci jakde.

  2. Per z.Ramush Haradinaj si njeri e patriot i ngrej kapelen dhe vetem respekte per te , si politikan ishte medioker . Por menjehere sapo morri postin e kryeministrit te Kosoves(para 8-9 viteve) beri veprimin me te mire te tij ne politike , i rriti rrogat e deputeteve deri ne 2950 euro . Eshte e turpshme te shikosh deputetin tend te trajtuar si pecent dhe qe e ka rrogen sa nje murator . Por akoma me e turpshme eshte kur shikon garderoben e tyre si te nje stari te hollivudit , vishen si pashallare modern dhe bejne parade mode e karshillek fakir fukarait sepse vjedhin ne mase e pa kurrfare ndrojtjete .
    Keshtu beri edhe mbreti Zog kur thirri gjithe eliten e te arsimuarve qe ishin ne diaspor dhe korri sukses duke krijuar te parin shtet te vertete Shqiptar .
    Edhe sot jame shume dakort me kete rritje rrogash , bile jam i mendimit se duheshin rritur edhe me shume .
    Paguaji dhe kerkoi llogari deri me nje , paguaji dhe ndeshkoji nese vjedhin apo nuk justifikojne pasurine .
    Ama , eshte totalisht e pandershme qe deputeteve , ministrave e gjithe haduteve me imunitet u rrit rrogat dhe nenpunesve u bene vetem indeksim . Indeksimi eshte i detyreshem me kushtetute dhe jo dhurat e partive apo hajduteve me imunitet . Prandaj o i gjati ine dhe ju te nderuar hajdut me imunitet para se te rrisni rrogen tuaj dyfishoni me pare rrogat e nenpunesve ne te gjitha institucionet shteterore , dyfishoni apo trefishoni pensionet dhe ndihmen ekonomike ne menyre qe te kete nje fare barazie , ndryshe mo guxoni . Mllefi ndaj jush eshte i madh , mos i hidhni zjarr benxines se do digjeni vete te paret .

  3. Kur qeveritaret e deputetet vjedhin kaq shume nuk ka asnje arsye qe ato te marrin dhe page. Me vjedhjet kane bere vila pa fund, kane mbushur tubot e ajrimit me euro se skane me hapesire ku t’i fshehin.
    Dhe populli dele i voton, voton, voton.

  4. Mjeket e familjes kan rritje vetem 70 mij të vjetra , mësuesit 50, policet hiiiiç Pra lemoshe, hesapi..Të na rrojn politikanet

  5. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje.

  6. RRITJA E RROGAVE- POPULLI VS PARLAMENTARËT

    Here in Albania,
    the struggle is real
    To make ends meet,
    to pay the bill.

    Low wages are,
    a constant grip
    Leaving many,
    in poverty’s tip.

    From dawn till dusk,
    they work so hard,
    Yet, the paycheque,
    leaves them scarred.

    The cost of living,
    soars high
    Leaving dreams shattered,
    hope to die.

    Some can hardly,
    afford to eat
    Their homes barely,
    have a seat.

    The rich get richer,
    the poor stay behind,
    To struggle and suffer,
    with fate unkind.

    It’s time for,
    the tables to turn
    For low wages to take,
    a permanent burn.

    The workers need,
    to be rewarded right
    For their sweat and toil,
    day and night.

    A fair wage, a living wage,
    they deserve
    To live with dignity,
    to truly preserve.

    The hope for a better life,
    a chance to thrive,
    For a future where,
    low wages don’t strive.

    Parliamentarians,
    with power and might,
    Their salaries doubled,
    without a fight.

    Ignoring the public,
    they line their pockets,
    Their greed and selfishness,
    like a rocket.

    They forget their duty,
    to serve the nation,
    Their greed and corruption,
    a moral violation.

    The public’s trust,
    they have betrayed,
    Their actions are,
    like a debt unpaid.

    Parliamentarians,
    with their heads held high,
    Their arrogance and greed,
    they cannot deny.

    The public’s needs,
    they push aside,
    Their own interests,
    they cannot hide.

    The people’s voices,
    they choose to ignore,
    Their own wealth,
    they choose to adore.

    Parliamentarians,
    with their double salary,
    Their actions are,
    like a moral malady.

    They must remember,
    they are there to serve,
    Not to take, but to give,
    and to preserve.

    The people’s needs,
    must be their top priority,
    For parliamentarians,
    it’s time to show some humility.

    It’s time for action,
    for change to begin,
    To break the cycle of poverty,
    for everyone to win.

    For better opportunities,
    for prosperity to grow,
    With a fair wage,
    a brighter future will show.

  7. Në sistemin kapitalist ka padyshim diferenca të ardhurash nga puntori i pakualifikuar apo pensionisti, krahasuar me deputetët e ministrat e kjo mund të jetë e drejtë nëse nisemi nga produkti i punës të gjithkujt.
    Presupozohet se një deputet apo një ministër, i aftë me punën e tij, ndikon në rritjen e përgjithëshme të ekonomisë e të nivelit të jetesës së popullit në tërësi.
    Cila është njësia e matjes së nivelit të jetesës në një shtet demokratik kapitalist ?
    Është kufiri i nivelit jetik të të ardhurave e niveli i çmimeve .
    E dëgjova Z.Berisha që të përcaktonte nivelin jetik minimal të të ardhurave në kufirin e 20 mijë lekësh të rij për çdo person.
    Do të ishte naivitet që shqiptarët që dolën nga regjimi enverist me të ardhura deri 25 dollarë në muaj, të kishin një kufi të nivelit jetik të vendeve të zhvilluara europiane në vitet 90 .
    Në vitet 90, vendet e zhvilluara europiane kishin një kufi të përcaktuar të të ardhurave minimale që i përgjigjej me euron e sotme diku në 500 euro në muaj për çdo person, por sot ky nivel ka arritur në mbi 800 euro për person.
    32 vite pas vendosjes së sistemit demokratik kapitalist në Shqipëri, kur çmimet thuajse janë barazuar me ato të Europës perëndimore, pretendohet se shqiptarët do të dalin nga varfëria nëse të ardhurat minimale për person do të shkojnë në 200 dollarë në muaj.
    Ndërkaq , paturpsisht sot në parlament pritet të miratohet vendimi i qeverisë “socialiste”të Ramës për tja dyfishuar atij pagën deri afërsisht 4000 euro në muaj e të gjithë deputetëve e ministrave.
    Shqipëria veçanërisht në këto 10 vitet e fundit, është akuzuar nga institucionet ndërkombëtare për një qeveri të korruptuar e shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
    Nuk e kanë thënë troç e hapur Rama e banda e tij se kjo rritje e pagave të tyre bëhet medemek me qëllim të frenimit të korrupsionit qeveritar, por fakti se nuk është skjaruar publikisht se cilat janë aesyet e kësaj lëvizje antikombëtare, të shpie në këtë arsyetim.
    Pra u gjet rruga për të frenuar vjedhjet e korrupsionin qeveritar e parlamentar.
    Të dy apo tre fishohen pagat e tyre që të mos vjedhin kaq shumë.
    Po a nuk do të ishte shunë më e thjeshtë dhe e nderëshme, që në vënd të kësaj, shkaktari i këtij korrupsioni e vjedhje masive të parave të buxhetit të shtetit që në fakt janë paratë e taksave të gjithë qytetarëve, zotëria dymetrosh që tallet hapur me këtë popull me karagjozllëqe, të jepte dorheqjen e në vënd të tij shqiptarët halleshumë të zgjidhnin një kryeministër të aftë e së paku serioz ?

    1. Çim Peka sulmon Blendi Fevziun: O idiot, çfarë i ke këto budallëqe që nxjerr nga goja?Ti e paske votuar ligjin

    1. Per te ndalur korrupsionin, pse nuk fillon me vetingun e deputeteve, politikave, duke filluar nga vetja e pastaj le te beje rritje rroge? Maskaralleku i radhes.

  8. Kur populli ështe Dele, por jo nga ato Delet,qe kullosin në mal por nga to qe hane plasmaste nga fusha e hedhjes te plehërave,pse të mos rritin rrogat e tyre.Mirë t’ja bëjne ketij populli ta shkërdhejnë para dhe prapa.

  9. Per te ndalur korrupsionin, pse nuk fillon me vetingun e deputeteve, politikave, duke filluar nga vetja e pastaj le te beje rritje rroge? Maskaralleku i radhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *