• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid zbret në fushë me 11 Vinicius: fitoren kundër Rayo e vendos Rodrygo

-Instant, F1, Sport, Video
REal MaDRID



Në ditën e mbështetjes për Vinicius Jr, jashtë për një problem fizik dhe në tribunë pasi iu falën dy ndeshjet dënim për reagim ndaj thirrjeve raciste, Real Madrid mposhti 2-1 Rayo Vallecano. Ndeshja dukej e përfunduar pas avantazhit të Benzema, por De Tomás barazoi në minutën e 83′. Vendimtar ishte Rodrygo, me golin e fitores në minutën e 89′. Elche e rënë nga kategoria ndali Sevilla në një barazim 1-1, ndërsa Villareal merr një fitore të çmuar 2-0 ndaj Cadiz.

Real Madrid iu desh një gol i vonë Rodrygo për të mposhtur 2-1 Rayo Vallecano, që kishte barazuar me De Tomás. Bernabeu u rreshtua menjëherë përkrah Vinicius Jr, pasi i gjithë ekipi kishte hyrë në fushë me fanellën e tij në shenjë solidariteti. Braziliani, i falur nga RFEF pas skualifikimit, nuk luajti për shkak të një problemi fizik. Fillimi më i mirë ishte i miqve, të rrezikshëm me Óscar Valentí që goditi lart. Në minutën e 20′ ishte sërish Vini (në tribunë) që mori skenën me ovacione nga stadiumi. E pas gjysmë ore lojë Real Madrid gjeti avantazhin. Në një goditje dënimi të shpejtë, Valverde gjeti në thellësi Benzema që shënoi pasi kaloi edhe portierin. 1-0 shtoi sigurinë e Real Madrid, që dështoi të dyfishonte me Rodrygo, që rrëshqiti në momentin e goditjes.

Në pjesën e dytë, merengues u kufizuan në kontrollin e lojës, me veprime sulmuese të arsyetuara. Më afër dyfishimit ishte Carvajal, i cili goditi jashtë kuadratit. Ritmet u ngadalësuan dhe zëvendësimet prishën lojën, duke kufizuar emocionet deri në minutën e 83. Papritur, kur gjithçka dukej se do të çonte në një rezultati të paramenduar, Rayo Vallecano barazoi. Heroi ishte De Tomás, që mposhti Courtois me një goditje të saktë nga brenda zonës. Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm gjashtë minuta. Rodrygo, i shërbyer nga Ceballos, firmosi 2-1 me një goditje të shkëlqyer në këndin e poshtëm. Në fund ka një mundësi për secilën palë, por rezultati nuk ndryshoi. Ancelotti feston dhe ushtron presion ndaj Atletico Madrid, duke u ngjitur në 74 pikë. Humbja e tretë radhazi për Rayo Vallecano.

LaLiga Santander Spain

Elche 1-1 Sevilla
Real Madrid 2-1 Rayo Vallecano
Villarreal 2-0 Cadiz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *