• |
ide | kryesore

Zbardhen detajet e operacionit/ Laert Haxhiu po merrej nga kufiri bashkë me një tjetër të kërkuar

Lajme, Të fundit



Laert Haxhiu kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek dhe po tentonte të futej në Greqi. Të paktën ky është në pamje të parë motivi kryesor pse një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, ndodhej në zonën kufitare të Janinës.

Informacionet e orëve të fundit bëjnë me dije se policia greke ka tentuar mbrëmjen e së hënës të ndalojë një automjet në fshatin Eleousa, Janinë, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Drejtuesi i mjetit tip BMW X5 nuk i bindet policisë, shton shpejtësinë dhe largohet.

Gjatë ndjekjes godet tre mjete të tjera dhe pasi çan gomën në një bordurë, bllokohet në semafor në rrugën “Vorio Eipiro” të Janinës me airbag të hapur. Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë më pranga tre personat që ndodheshin në makinë.

Pas shoqërimit në Komisariatin e Janinës, ka rezultuar se njëri prej tyre ishte shtetasi shqiptar Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja, mbajtës edhe i identitetit fals Mikis Askalidis, 32 vjec.

Haxhiu rezulton i dënuar në Shqipëri me 18 vjet burg për një vrasje dhe i kërkuar për dy të tjera. Bashkë me Haxhiun është arrestuar edhe një shqiptar tjetër, i cili gjithashtu rezulton person në kërkim kombëtar në Shqipëri dhe ashtu si Haxhiu mendohet se po tentonte të fshihej në Greqi.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit të ardhur enkas nga Athina për të marrë dy të kërkuarit në kufirin e gjelbër, u identifikua si Juxhin Barjami nga Delvina.

Ky i fundit rezulton të jetë plagosur në 16 nëntor 2021 në një atentat në një karburant në Nikaia, Athinë ku ekzekutua me armë zjarri kushëriri i parë i tij, Marius Diamanti 37 vjec. Kjo ngjarje rezulton ende e pazbardhur ndërkohë që kohët e fundit policia greke ka zbuluar se Diamanti është autor i dyshuar i vrasjes së një trafikanti belg kokaine në Athinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *