Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.
“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.
“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.
Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.
Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.
qekan bashkit me te rendesishme. ca farse
More për bashki të vogla si Roskoveci mund të gjesh sa të duash prova për manipulime të ndryshme të votës po për partinë e foltores do të ishte me interes që të analizoheshin se përse fitoi PS në Kukës e Dibër e deri në Tropojë e qershia mbi tortë ishte humbja e Shkodrës.
Me interes për shqiptarët do të ishte që të dinin se sa vota ka fituar Doshi në Shkodër e veçanërisht njeri nga ish 4 deputetët e partisë së dridhe Likes që ju bashkua PS.