• |
ide | kryesore

BIRN: Rinumërimi i kutive të Pukës zbuloi votat ‘fantazëm’ të PSD-së së Doshit

Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit 0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.

KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.

Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ 07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.

Pavarësisht korigjimit PSD e Doshit, vijon të jetë parti e parë në Pukë sa i takon Këshillit Bashkiak. Ajo ka tani 1025 vota dhe 4 këshilltarë, kundrejt 3 këshilltarëve që kanë sëbashku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialiste. Rezultati surprizë, siç del në këtë rast, duket se është ndikuar edhe nga numërimi i pasaktë apo pasqyrimi i votave fiktive në procesverbale.

Partia e Doshit, i sanksionuar nga SHBA për ‘përfshirje në korrupsion madhor’, u rendit e katërta për numrin e votave në këshilla në shkallë vendi, duke e bërë atë me shumë gjasa një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë që kundërshtonte tabelën përmblëdhese të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, por vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së./BIRN



6 Comments

  1. BIRN si Monitor, media te artikuluara prane PD, e nxjerrin koken vetem ne kshu rastesh, harrojne te bejn nje analize se pse humbi opozita zgjedhjet e a eshte fajtor Berisha per shkaterrimin e PD?

    1. Ku keni turp ju shkerdhata, ne 4 kutite qe u hapen u pa qarte vjedhja e vgjedhjev. Doshit i kishin shtuar 30% te votave ndersa republikanet i kishin lene me 0 vota nga 64 qe kishin marre, ne cdo ven demokratik do te perseriteshin zgjedhjet ne ate Bashki dhe do te futeshin ne burg personat pergjegjes.
      Vazhdoni po he, kur tjua mbushi Shqiperine Rama me Bangladeshas dhe Afrikane, qe do ju perdhunojne grate e vajzat dhe mbesat atehere do ju vin mend juve, popull shkerdhat.

  2. O ju qifsha robt e shtepise u mjaftuat me nje korigjim o moter dhe graqire.Ktheji prape zgjedhjet ne ate bashki qe te vene mend dhe te merren masa per ata komisionere qe mbushen proces -verbalet o fisqire

    1. Mendoni në një bashki të vogël, një kuti kaq ndryshim!!!Po në gjitha kutitë.Po në bashki të tjera të veriut ku Doshi ka dalë forcë e dytë.Po në Shkodër!!!

  3. Per mendimin tim duhet miratuar ne kod qe TE GJITHA KUTITE PA DALLIM DUHET TE RINUMEROHEN. Me terezi, pas zgjedhjeve. Kudo ku gjenden pasaktesi te kete sanksione e denime serioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *