• |
ide | kryesore

Britney Spears ribashkohet me mamanë e saj pas grindjeve publike

-Instant, Paparazzi, Slider



Nëna e Britney Spears, Lynne Spears, fluturoi për në Los Angeles të mërkurën për t’u takuar me vajzën e saj  pas vitesh grindje publike.

Autorja e “Through the Storm” u fotografua duke mbërritur në aeroportin e LAX-it përpara takimit të shumëpritur.Ajo fillimisht u ndal në shtëpinë e shoqes dhe menaxheres së Britney, Cade Hudson dhe më pas mori një Uber për në rezidencën e vajzës së saj, sipas TMZ. Thuhet se takimi zgjati vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i këngëtares “Gimme More”, Sam Asghari. Një burim konfirmon për Page Six se Britney nuk ishte  e suprizuar nga vizita e mamasë së saj, pasi të dyja kanë “folur me mesazhe” së fundmi.

Këngëtarja “Hold Me Closer”, kërko të pajtohej me  Lynne, 68, në fund të 2022. “Mami mund të pimë kafe së bashku tani!!! Eja të pimë kafe dhe të flasim për gjërat e ndodhur!!” shkruante ajo në Instagram dhjetorin e kaluar. Përpara deklaratës, Lynne i kërkoi falje Spears përmes Instagramit për të gjitha dhimbjet që pësoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar. “Të dua shumë dhe më mungon!” shtoi ajo në atë kohë. “Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *