• |
ide | kryesore

Dekreti urgjent/ Presidenti qesharak i një parlamenti të turpshëm

Arkiva, Kryesore, Lajme
presidenti begaj dekret



Spikerja e parlamentit këtë të enjte, Ermonela Felaj, ishte veshur me të gjelbër, njësoj si ngjyra e kartonit që do të ngrinte për të votuar rritjen e pagës së ministrave, deputetëve dhe institucioneve të pavarura. Por askush nuk e pa në pamjet live të kuvendit se Presidenti Begaj kishte veshur kostumin mavi të Rilindjes. Bajrami nuk e bëri këtë përmes look-ut, por duke vepruar si një ushtar i denjë i mazhorancës.

Çfarë ndodhi?

Gjithçka ka të bëjë me interesin e një kaste zyrtarësh të lartë për të shtuar pagat e tyre. Nisur nga kjo, Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me dy letra që mbajnë datën 24 dhe 25 Maj presidencës, ku i kërkonte asaj që për shkak të urgjencës që kishin ligje si ato për ndryshimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, ai t’i dekretonte menjëherë këto ligje. Dhe shikoni se ç’ndodh? Po në mënyrë urgjente, shefi “i pavarur” i shtetit përgjigjet po në mënyrë urgjente, se për rritjen e pagës të kësaj kategorie, presidenti do ta jepte pëlqimin menjëherë, ashtu sikurse i kërkohej.

Vini re! Ligji në fjalë kërkon një shumicë të cilësuar… prej tre të pestave. Pra kërkon vota që shkojnë përtej vathës që kontrollon zyrtarisht Edi Rama. Po me sa duket pazaret janë mbyllur më parë.

Dhe kryetari i shtetit është edhe ai me sa duket pjesë e paktit. Sepse ai i jep përgjigje shkresës se do ta dekretojë ligjin ende pa u bërë e qartë se deputetët do të ngrejnë kartonin jeshil për atë.

Dhe e gjitha nuk përfundon këtu. Shumica parlamentare e di mirë se si një ish ushtarak i devotshëm si Barom Begaj i bindet gjithmonë urdhrit. Meqë presidenti shpreh pëlqimin për nënshkrimin e ligjit të parë Rilindja argumenton: edhe dy ligjet që rrisin pagat e ne të tjerëve janë paketë me të parin, prandaj presidenti duhet t’i firmosë me urgjencë dhe ato. Begaj përgjigjet sërish me letër se do ta bëjë urgjent. Këtë procedurë e tregoi të gjithën live spikerja e kuvendit (video poshte)

A mbaron komedia këtu?

Natyrisht që jo. Sepse ata që mendojnë se presidenti është aq i bindur sa të mos vërë asnjë kusht do të zhgënjehen rëndë. Bajram Begaj e nxori një yçkël. “Unë do ja u dekretoj ligjet urgjent – i tha ai rilindasve, por kam një problem. Duhet t’i votoni ato deri në orën 14:30 të së enjtes, sepse pastaj nisem për jashtë shtetit. Dhe e gjitha kjo histori e pabesueshme e legenosjes së institucionit garant të Kushtetutës, nuk u bë përmes negociatash të fshehta. Ka ikur koha kur Rama dhe të tijët kanë skrupuj të tillë.

Spikerja e kësaj të enjteje, Ermonela Felaj e mori fjalën sërish dhe i foli deputetëve publikisht. “Duhet t’i bini shkurt diskutimeve se presidenti udhëton sot pasdite për jashtë dhe nuk i dekreton dot me urgjencë ligjet, nëse nuk i votojmë deri në orën 14:30”. Ashtu u tha ashtu u bë: kreu i shtetit e shpalli miratimin ende pa e ditur se 3/5 do ngrinin kartonin jeshil dhe këta të fundit votuan me urgjencë se Bajram Begaj duhet të nisej për jashtë shtetit.

Reagimi

Askush nuk pyeti se mund të ketë individë të veçuar që, kur shohin këtë maskaradë, mund të reagojnë si akademiku dhe profesori Artan Fuga: “Ore e dinë këta deputetët që janë live?

Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.

Boooooo, çmenduri!

1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?

2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?

3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studiojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e miratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?

Boooooo, ku kanë arrituuuuur!

Çfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin”!

Kështu u mbyll kjo histoti qesharake, ku si presidenti si deputetët demostruan se janë ushtarë të denjë të paligjshmërisë. I pari se shpalli dekretin pa e ditur ende se ligjet (përfshirë dhe ai që donte 3/5) do votoheshin. Të dytët sepse ngritën plot 97 kartonë me urgjencë vetëm se Bajram Begajt i ikte avioni.   

©Lapsi.al

  

 

 



21 Comments

    1. Eshte gjelbra e islamisteve rradikale..! Ne shenje solidariteti me ata .”Jemi njesoj” . qe nuk njohim ligjin dhe progresin e shoqerise njerezore.

  1. Ku jane ata qe i gezoheshin fitores se Mavive? Kjo maskarade e turpshme eshte rrjedhoj e trushplareve qe i dhane pushtet absolut nje te marri.

  2. Gjith Shqiptaret qe po rrin ketu jan marrosur pas kurvit Edvin legen byth qir Ram prostit😹😂🙈💩💩💩💩

    1. Aq mire u a ben sa ska.A e mbani mend kur ngordhi diktatori EH si qanin e ulurinin shqiptaret? Njelloj si atehere si tani.Ai i vjetri i a hidhte fajin satrapit Zog deri sa vdiq per prapambetjen e vendit,Ky i sotmi edhe pas 11 vjetesh thote fajin e ka Saliu.Dhe delet vazhdojne te kullosin te lumtura ne lendinat e mashtimit

    1. Nuk e kane votuar o te qifsha baxhellen. E ke me video qe Berisha nuk e voton e as te tijet. Te kishin 1% dinjitet sa ai qe ti i thua “malok” sdo perfundonte Shqiperia ne kete btyhqimllik skllaverues. Ministret marin rritje rroge 100% brenda dites kurse ti or bythqir vazhdo ha fara se as indeksimin e inflacionit per keto 10 vjete ne pushtet sta ka bere kjo robqire qeveri.

      1. Është për ti qi rracën bythshkatarrumve të fugës.
        Plehra plehra plehra

        Jo baxhellën fisin popull fisqirë

  3. Ketu gjithça politike e publike eshte e turpshme . U ka plas cipa te gjitheve ose ndoshta keshtu kemi qene e nuk kemi pas ndonjehere cipe . Shqiptar ku jeeeeeeeeeeee?????????????????????

  4. Diktatura tashmë është vendosur pothuajse plotësisht në Shqipëri…. Bravo atyre që votuan PS dhe atyre që nuk votuan fare!

  5. Parlament pa dinjitet, qe nuk perfaqeso nje populle shtet qe jetesa e ardhmeria e ketij populli qe di ta dredhe, e qe prano shtypjen e mjerimin, keta si elite deputetesh jane bere marioneta te pushtetit e qe shohin interesa meskine mes ketyre manekine deputete qe duhet te mos votohen, e te na zhduken si rrace e interesave personale.Me kete rritje rroge do ntrashet diferenca e jeteses e do shtohet edhe me shume varferia e pensionisteve, atyre me ndihmesociale e te paguareve ne mi imum. Shperblimi i qeverise behet per sherbetoret e kontribuset e saj, qe neser i ka si legjion votash, qe do na shpjere nedhe me shume ne pushtetin e nji diktatori. Kjo formule eshte tinezare me prapavije zgjatjen sa me shume jete te pushtetit te bijeve kuqale, sot ne ngjyre roze, neser KUQALE. Pra pritini kuqalet ne form e shfaqie te reja.

  6. T’ju qish ato grate dhe motrat atyre qe e votuan dhe verat atyre baxhellave qe fill pas zgjedhjeve rritin rrogat e tyre.Po ata qe marrin 100 mije lek te vjeter pension qe kane punuar nje jete te tere o fis qire mese do rrojne?

  7. O Zot ku ka arritur ky vend, nje pjese e mire e popullit perpiqen te mbijetojne me kazanet e plehrave, ndersa shteti, qeveritaret dhe deputetet nuk ngopen duke rritur rrogat e tyre.
    Gjak e qelb ju kethefshin atyre dhe femijve te tyre.

  8. LARO, BALOKUQ E KUQALE, HNI E PINI, POPULLIT VESHIN MOS U VINI. BENI GATI MJERI.IN,, E JU KODOSHE FESTIMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *