• |
ide | kryesore

FOTO & VIDEO/ Benzema tregon plagët e betejës me Rayo: prerje e frikshme në këmbë

-Instant, F1, Sport, Video
Benzema



Real Madrid mposhti Rayo Vallecano 2-1 në shtëpi të mërkurën mbrëma në një ndeshje për javën e 36 dhe të parafundit të La Liga. Një fitore që i bëri Merengues të kapërcejnë rivalët e Atlètico në vendin e dytë në tabelë. Për skuadrën e Carlo Ancelottit shënoi i zakonshmi Karim Benzema. E pas 1-1 të De Tomas, Rodrygo në minutën e 89′ mbylli historinë. Pikërisht sulmuesi francez, që zhbllokoi rezultatin, luajti një ndeshje stoike. I goditur keq në fillim të lojës, Benzema shtrëngoi dhëmbët dhe qëndroi në fushë deri në bilbilin e fundit. Kjo pavarësisht se këmba e tij ishte në gjendje të tmerrshme, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga menaxheri i tij.

Ishte minuta e 10′ e ndeshjes mes Real dhe Rayo, kur Benzema mori një goditje të fortë në këmbën e djathtë. Megjithatë, sulmuesi, edhe pse dukshëm çalë, shtrëngoi dhëmbët dhe qëndroi në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes. Madje gjeti rrugën e rrjetës pak pas gjysmë ore lojë. Ndoshta goditja e marrë nuk ishte aq e rëndë, menduan shumë. Një mendim i mohuar më pas nga fotot dhe video e publikuar në rrjetet sociale nga Karim Djaziri, menaxheri i francezit. Imazhe jo për ata me stomak të dobët…

Menaxheri i Benzema tregoi këmbën e goditur të të asistuarit të tij, me një plagë të dukshme dhe të thellë në lartësinë e gishtit të mesëm. Një prerje që kërkoi aplikimin e 5 qepjeve. Imazhe të forta që tregojnë qartë sesi sulmuesi francez arriti të jetonte me dhimbjen duke qëndruar stoik në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *