• |
ide | kryesore

I rrahën dhe intimiduan të dashurën: hajdutë me kapuç grabitën shtëpinë e Kluivert

-Instant, Sport
Kluivert



Hajdutë me kapuç kanë hyrë në shtëpinë e Justin Kluivert në Valencia dhe rrahën partneren e tij, duke u larguar me një plaçkë të rëndësishme. Një episod i shëmtuar që ka tronditur ish-futbollistin e Romës. Pasditen e së mërkurës, ndërsa sulmuesi ishte larguar me Valencian për transfertën e Mallorca, hajdutët sulmuan partneren e tij jashtë shtëpisë së tyre.

Gruaja ishte duke ecur me qenin e saj kur banditët e sulmuan dhe e intimiduan. Më pas ata hynë në shtëpinë e futbollistit dhe vodhën para dhe bizhuteri me vlerë rreth 160 mijë euro, sipas vlerësimeve të policisë. Partnerja e lojtarit ka pësuar lëndime të lehta. Ka qenë ajo që ka thirrur forcat e sigurisë kur hajdutët dolën nga shtëpia.

Pavarësisht traumës së rëndë të pësuar në familje, ish-lojtari i Romës dhe Ajax ka vendosur të mos kthehet menjëherë në Valencia. Holandezi ka qëndruar me skuadrën në Mallorca, në funksion të një ndeshje vendimtare për shpëtimin. Kluivert nuk është lojtari i parë i Valencia që pëson një vjedhje në shtëpi. Para tij, të njëjtin fat e kishin edhe Castillejo dhe Mustafi. Madje për ish-mbrojtësin e Sampdorias ishte një vjedhje me vlerë rreth një milion euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *