• |
ide | kryesore

Kërkesa e Shakiras për Tom Cruise

Paparazzi, Slider


Shakira është përfolur për disa romanca që kur mbërriti në Miami, ku tani banon me dy djemtë e saj Milan dhe Sasha.

Gjatë Çmimit të Madh të Majamit të Formula 1 disa javë më parë, këngëtarja kolumbiane u pa duke kaluar kohë me personazhe të ndryshëm, përfshirë aktorin e njohur Tom Cruise. Ajo u pa gjithashtu duke darkuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe së fundmi është  është përfolur se është në njohje me yllin e Miami Heat, Jimmy Butler. Shakira mori pjesë në një nga ndeshjet e Heat, duke nxitur edhe më shumë spekulimet.

Mediat, duke përfshirë Page Six, kanë raportuar se Tom Cruise shprehu një interes të madh për të takuar Shakirën. Megjithatë, revista Heat pohon se këngëtarja i është lutur që të mos flirtonte me të. Burimi sqaroi se Shakira nuk është e tërhequr pas tij dhe nuk ka asnjë interes romantik, pavarësisht se ndihet e vlerësuar. Ajo ishte thjesht miqësore dhe i përcolli mesazhin e saj Cruise në një mënyrë të sjellshme.

Sipas US Weekly, ajo nuk ka ndërmend të vazhdojë asgjë më tej me Cruise, megjithëse ata kaluan një kohë “argëtuese” kur u takuan në eventin e Formula 1.

Miqtë e familjes së Shakirës, si Ana Lourdes Martinez dhe Emilio Estefan, folën për Page Six, duke theksuar se ndërveprimet mes tyre ishin miqësore dhe nuk tregonin një lidhje romantike.“Miami ka qenë gjithmonë shtëpia dhe streha e Shakirës”, konfirmoi Martinez. Edhe pse ajo jetonte në Spanjë shumicën e kohës, Miami ka qenë gjithmonë një vend që ajo e ka dashur. Kur miqtë janë në Miami, ata mblidhen së bashku. Shtypi dëshiron të krijojë një romancë, por ajo e njeh Tom për një kohë të gjatë. Ajo është e fokusuar te familja e saj.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *