• |
ide | kryesore

Shpërthim eksplozivi në një fasoneri në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një shpërthim eksplozivi është raportuar para pak çastesh në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fasoneri në pronësi të një shtetasi italian në zonën e Freskut. Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, një makinë e parkuar aty pranë si edhe janë thyer disa xhama. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *