• |
ide | kryesore

Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang, Inzaghi shënjestron Mourinhon

-Instant, Sport
Inter



Trofeu i 9 i Kupës së Italisë i fituar nga Inter dje kundër Fiorentinës, plotëson edhe palmaresin e protagonistëve individualë, mes tyre Steven Zhang dhe Simone Inzaghi. Në fakt, djali i pronarit të Suning është bërë presidenti i tretë më i suksesshëm në historinë e klubit zikaltër. Që nga viti 2018 ai ka fituar pesë trofe, një kampionat, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Me të është Giacinto Facchetti ndërsa ky klasifikim special komandohet nga familja Moratti: Massimo është i pari me 11 trofe, babai i tij Angelo kishte fituar 7.

PRESIDENTËT MË FITUES TË HISTORISË

1) Massimo Moratti: 11 trofe
2) Angelo Moratti: 7 trofe
3) Giacinto Facchetti e Steven Zhang: 5 trofe.

INZAGHI, TROFEU I KATËRT ME INTER

Trofeu i tretë personal i Kupës së Italisë (një e ngritur me Lazion) i Simone Inzaghi është gjithashtu trofeu i katërt i fituar që kur ai drejton Inter. Dy kupa kombëtare dhe dy Superkupa italiane. Trajneri piacentin është bërë kështu trajneri i katërt më i suksesshëm ndonjëherë i zikaltërve pas José Mourinho, Roberto Mancini dhe Helenio Herrera. Me një mundësi të madhe për të arritur portugezin. Më 10 qershor në Stamboll është finalja e Champions League kundër Manchester City…

TRAJNERËT MË FITUES TË HISTORISË SË INTER

1) Helenio Herrera e Roberto Mancini: 7 trofe
3) José Mourinho: 5 trofe
4) Simone Inzaghi: 4 trofe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *