• |
ide | kryesore

Protestuan para Kuvendit, policia në zyrat e partisë së Arlind Qorit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Efektivë të policisë kanë shkuar në zyrat e partisë “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit, pas protestave të sotme para Kuvendit.

Sipas burimeve për News 24 bëhet me dije se efektivët kanë shkuar atje për të marrë në pyetje disa prej protestuesve.

Kujtojmë se protestat përpara Kuvendit u bënë kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

Ndërkohë nuk dihen detaje shtesë rreth situatës në fjalë, por pritet që në orët në vijim të ketë edhe një sqarim mbi ngjarjen.



4 Comments

  1. Ne ndeshjen Napoli – Eintrakt , vabdalet gjerman bene namin duke thyer e shkatrruar gjithçka u zinte syri . Arriten deri aty sa donin te shkaterronin muralin e maradones . U desh nderhyrja e kamorres per ta frenuar kete marrezi . Ata peralajmeruan ultrasit gjerman duke u thene se ca gjera jane te paprekshme , nese ju guxoni asnje nuk kthehet gjalle ne gjermani . Pse e thashe gjithe kete histori te para dy muajve ? Per tju treguar se nga e gjithe ajo zallmahi u arrestuan shtate vete , dy gjerman dhe pese napoletan . Ndersa ketu , ne nje manifestim teper por teper paqesor , policia kerkon te intimidoje kedo qe ngrihet ne menyre paqesore kundra padrejtesive qe jane me oke . Edhe ne protestat teper paqesore te Berishes ndodh e njejta gje .
    Huliganet dhe ultrasit gjerman sillen njesoj si policia jone ndaj popullates , diferenca midis tyre eshte se ata jane popull ndersa policia ketu ka liçense per banditizem . Ore shtet hajdutesh , ju i doni njerezit te jene pa gjak , thjesht manikina , thjesht numra ? A jeni ne terezi ? Per sa padrejtesi qe i behet ketij populli , protestat nuk do te mjaftonin sikur te beheshin 24 ore ne 24 ne 365 dite te vitit . Mos e teproni . Gota ka kohe qe po derdhet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *