• |
ide | kryesore

Rritja e pagës për pushtetarët, Ambasadori gjerman: Është një çështje delikate

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve. Ambasadori u shpreh se kjo është një çështje delikate e rëndësishme ndaj u shpreh se nuk kërkon që të bëhet pjesë e këtij debati.

Më tej ai theksoi se “deputetët e një parlamenti duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze dhe çdo parlamentar duhet të bëjë një punë të mirë”.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.



3 Comments

  1. Haaa cfar komenti..as mish as peshk.as vegjetarian..shume e thjeshte …nese do ishin rrit ne kete raport kaq dispropocional, pagat e deputeteve dhe ministrave gjermane me ato te sektorëve te tjere, e shihte ambasadori se cfar do ndodhte ne Berlin. ..ne Shqipëri mpiksja e trurit te dhenve shqiptare, thellohet

  2. O të qifsha robt o pjelle e Hitlerit të paguhen në mënyrë dinjitoze tre milion e gjysëm ,kur pensionet jane 90 mijë deri ne 250 mijë lek te vjeter dhe paga e nje punetori 300 mije lek te vjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *