• |
ide | kryesore

Video/ Në fushë për të rrahur Kridens Metën për penalltinë: tifozët e Tiranës pushtojnë fushën, ndërhyn policia

-Instant, Sport, Video
Kridens



Skandal i vërtetë në përfundim të takimit mes Bylis e Tiranës, që I humbi vendin e parë bardhebluve një javë nga fundi. Në fakt, një penallti e dhënë nga Kridens Meta në minutën e 74 vendosi barazimin 2-2, që lejoi kapërcimin e Partizanit në renditje pavarësisht pikëve të barabarta. E në fund, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar arbitrin Kridens Meta.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godasin atë dhe vijërojtësit. Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *