Steven Zhang është në qiell, duke festuar suksesin e Inter në Kupën e Italisë: “Është trofeu im i pestë me Inter, nuk mund të them sa krenar jam për ekipin. Ne kemi një mentalitet fitues, është një sukses i stafit, drejtuesve dhe ekipit”. Megjithatë, presidenti zikaltër nuk dëshiron të komentojë finalen e radhës, ndoshta më të rëndësishmen, atë të Champions League. Kështu, Zhang u përgjigj “në mënyrë italiane”: “Në Itali thoni që nuk flitet për finale deri atë ditë”.
Duke folur për mikrofonat e Mediaset, ai nënvizoi: “Kjo skuadër mund të luajë në finale dhe të fitojë kupa. Është rezultati që donim”.
E për ndeshjen kundër City ai përsëriti: “Mendoj se nuk duhet të flasim për këtë deri atë ditë. Ne jemi të fokusuar padyshim në ndeshjen e ardhshme. Familja Moratti është në zemrat e tifozëve zikaltër dhe unë jam krenar që qëndroj pas tyre në historinë e këtij klubi. Sa besoj në fitore? Nuk e mendoj deri atë ditë, por siç e shihni nuk ishim atje prej shtatë vjetësh dhe tani po luajmë finalet dhe kemi fituar pesë kupa. Rezultatet janë fryt i punës”.
E për të përshkruar këtë Inter ai është i sigurt: “Për mua Inter është guxim, sepse ne jemi të guximshëm në të gjitha kompeticionet dhe në jetë”.