• |
ide | kryesore

Britney Spears thyen heshtjen pas vizitës nga mamaja e saj

Paparazzi, Slider



Britney Spears theu heshtjen  pasi nëna e saj Lynne Spears bëri një vizitë në shtëpinë e këngëtares të mërkurën. Përmes Instagram, krijuesja e hitit “Gimme More” iu drejtua vizitës duke thënë se dyshja folën dhe “ishin në gjendje të përpiqeshin t’i rregullonin gjërat”.

“Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në derën time pas 3 vitesh… ka qenë një kohë kaq e gjatë”, shkroi Britney krahas një fotografie të saj si fëmijë. “Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat !!!Të dua shumë !!! Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vitesh!!! Le të bëjmë pazar më pas !!!” shtoi nëna e dy fëmijëve.

Page Six raportoi se takimi zgjati vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i këngëtares “Toxic”, Sam Asghari.Pasi nuk flisnin për një kohë të konsiderueshme, Britney kërkoi publikisht të bënin paqe në fund të 2022. “Mami mund  të pimë kafe së bashku. Eja dhe të flasim për këtë!!!” shkroi ajo në Instagram në dhjetor./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *